Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjegjësia penale e Dvoranit bllokon KED? Presidenca:Alibi e neveritshme

2019/12/12 at 12:15 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Përgjegjësia penale e Dvoranit bllokon KED? Presidenca:Alibi e neveritshme

Kryetari i KED, Ardian Dvorani deklaroi dje se sipas ligjit ai nuk do të mund të ushtrojë funksionin e tij si anëtar i KED nëse do të merrej si i pandehur nga Prokuroria. Megjithatë ai nuk dha një përgjigje direkte nëse kjo do të sillte bllokimin e funksionimit të KED.

I pyetur nga mediat në lidhje me këtë fakt, zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi tha se kjo është një alibi për ti shpëtuar drejtësisë.

“Kjo është një alibi e neveritshme për t’i shpëtuar drejtësisë për veprat penale që Ardian Dvorani ka konsumuar dhe për të cilat është kallëzuar penalisht në Prokurori”.

Blushi ka shpjeguar më tej se ligji parashikon një mekanizon zhbllokues në rast të mungesës së kryetarit të KED i cili zëvendësohet nga zëvendëskryetari.

“Ligji nr. 115/2016, për funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi e ka zgjidhur shumë mirë këtë situatë në nenin 227 të tij, ku parashikon se “Anëtari më i vjetër në moshë nga Gjykata Kushtetuese është Zëvendëskryetari i KED-së. Zëvendëskryetari ushtron të gjitha funksionet e Kryetarit në mungesë ose pamundësi të këtij të fundit.”

Zëdhënësi i Presidentit theksoi se funksionimi i KED nuk mund të bllokohet nga përgjegjësia penale e Dvoranit dhe shtoi se ky i fundit është treguar sërish ‘i papërgjegjshëm’ pasi në mbledhjen e djeshme të KED ka njoftuar dy rende dite të ndryshëm duke mos bërë transparencë.

“Nuk është përgjegjësia penale e Ardian Dvoranit, që mund të bllokojë funksionimin normal të KED, por u bllokua qëllimisht funksionimi i KED për dy vite radhazi, që në krye të këtij organi të vihej Ardian Dvorani, për të konsumuar të tilla shkelje të rënda kushtetuese dhe ligjore.

Edhe mbledhja e djeshme e KED-së, e zhvilluar duke njoftuar dy Rende Dite të ndryshme, një të njoftuar publikisht dhe një të ndryshëm të njoftuar anëtarëve dhe pjesëmarrësve në Këshill, është një tjetër e dhënë e papërgjeshmërisë së këtij individi , përkundrejt zbatimit të parimit të transparencës së ushtrimit të detyrës ashtu siç kushtetuta dhe ligji ia kërkon”. /Opinion.al

Etiketa: dvoraniKEDpresidencatedi blushi

Ju sugjerojmë

Proda vizitë zyrtare në Arabinë Saudite: Prioritet forcimi i marrëdhënieve…
Aktualitet

Proda vizitë zyrtare në Arabinë Saudite: Prioritet forcimi i marrëdhënieve…

3 Gusht, 2025 5:38 pm
Vuçiç pas takimit me Macronin: Franca, aleate e madhe e Serbisë!
Bota

Macron dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën në Bosnje

3 Gusht, 2025 5:04 pm
Zjarr në malin e Skërficës, rrezikohet pylli kombëtar i Pikësit
Aktualitet

Zjarr në malin e Skërficës, rrezikohet pylli kombëtar i Pikësit

3 Gusht, 2025 4:39 pm
Organizuan përkujtimin e “Ditës së Republikës Srpska”/ Departamenti i Thesarit të SHBA-së sanksionon 8 persona në Bosnje
Rajoni

Dodik: Republika Sërpska do të hakmerret pas dënimit të shqiptuar nga gjykata

3 Gusht, 2025 4:32 pm
‘Turp Izrael, turp SHBA’/ Në shi, mijëra protestus në Australi pro Palestinës
Bota

‘Turp Izrael, turp SHBA’/ Në shi, mijëra protestus në Australi pro Palestinës

3 Gusht, 2025 4:02 pm
Tensionet në Kuvend, OSBE: Punimet pa pengesa dhe dialogu konstruktiv, thelbësore
Aktualitet

Kodi i ri Penal/ OSBE: Të gatshëm për të ofruar rekomandime

3 Gusht, 2025 3:49 pm
Netanyahu shkarkon shefin e Shërbimeve Sekrete të Brendshme, Egjipti: Strehojmë gjysmë milion palestinezë të Gazës
Kryesore

Video e Hamasit me pengjet izraelitë/Reagon Netanyahu: Tronditje dhe mizori pa kufij

3 Gusht, 2025 3:36 pm
Java nis me reshje shiu dhe ulje të temperaturave
Aktualitet

Java nis me reshje shiu dhe ulje të temperaturave

3 Gusht, 2025 3:23 pm
Një “superinteligjencë personale” për të gjithë?
-Teknologji

Një “superinteligjencë personale” për të gjithë?

3 Gusht, 2025 3:16 pm
Përse po bie gjithnjë e më shumë lindshmëria në Gjermani?
Bota

Përse po bie gjithnjë e më shumë lindshmëria në Gjermani?

3 Gusht, 2025 3:01 pm
Para
Padia ndaj Dvoranit, Avokati i Popullit paraqitet në Prokurori

Padia ndaj Dvoranit, Avokati i Popullit paraqitet në Prokurori

Kapen 27 klandestinë irakianë, pranga shoferit 45-vjeçar

Kapen 27 klandestinë irakianë, pranga shoferit 45-vjeçar

Ngritja e SPAK ‘shkrin’ Krimet e Rënda, ja ku do transferohen prokurorët

Ngritja e SPAK 'shkrin' Krimet e Rënda, ja ku do transferohen prokurorët

TE FUNDIT

Proda vizitë zyrtare në Arabinë Saudite: Prioritet forcimi i marrëdhënieve…

Proda vizitë zyrtare në Arabinë Saudite: Prioritet forcimi i marrëdhënieve…
3 Gusht, 2025

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, me ftesë të homologut të tij, zhvilloi një vizitë zyrtare në...

Lexo më shumë

Macron dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën në Bosnje

Vuçiç pas takimit me Macronin: Franca, aleate e madhe e Serbisë!
3 Gusht, 2025

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë të dielën se e ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë,...

Lexo më shumë

Zjarr në malin e Skërficës, rrezikohet pylli kombëtar i Pikësit

Zjarr në malin e Skërficës, rrezikohet pylli kombëtar i Pikësit
3 Gusht, 2025

Një vatër zjarri është aktivizuar këtë të shtunë në malin e Skërficës, në territorin e Bashkisë Delvinë, duke rrezikuar të...

Lexo më shumë

Dodik: Republika Sërpska do të hakmerret pas dënimit të shqiptuar nga gjykata

Organizuan përkujtimin e “Ditës së Republikës Srpska”/ Departamenti i Thesarit të SHBA-së sanksionon 8 persona në Bosnje
3 Gusht, 2025

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka bërë të ditur se ky entitet serb në Bosnje-Hercegovinë do të “hakmerret” pas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com