Presidenti Ilir Meta, ditën e stome shkoi në prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar pas dorëzimit, të padisë për shpërdorim detyre ndaj kreut të KED Ardian Dvorani.
Ndërkohë, pas presidentit, mësohet se Dvoranit i është dërguar ftesë nga Prokurori Alket Mersini për të qenë prezent ditën e nesërme në orën 10 të paradites, në Prokurorinë e Tiranës.
Kryetari i KED, do të merret në pyetje nga Arta Marku, Vitore Tusha, Fatjona Memcaj të cilat janë dhe anëtare të KED./ Opinion.al