Mbrojtësi i kombëtares sonë, Berat Gjimshiti është kthyer sot në heroin e Atalantës.
Ai i dhuroi ekipit të tij fitoren në minutën e 93 të një ndeshjeje mjaft të vështirë kundër Veronës.
Bergamaskët u ndodhën dy herë në dizavantazh pasi miqtë kaluan dy herë në avantazh me Di Carmine.
Atalanta barazoi dy herë dhe sekondat e fundit Gjimshiti përfitoi nga një asist i Toloi duke e mbyllur ndeshjen në rezultatin 3-2.
Kjo fitore e çon ekipin e Atalantës në kuotën e 28 pikëve, në vend të gjashtë dhe shumë afër zonës Champions. /Opinion.al