Franca do të jetë “e paralizuar” edhe ditën e sotme nga një ngërç total që ka përfshirë vendin, ndërsa mijëra punonjës po marrin pjesë në protesta masive kundër reformave në pensione në atë që konsiderohet si greva më e madhe mbarëkombëtare në vite.
Transporti do të vazhdojë të jetë i bllokuar për të dytën ditë radhazi, ndërsa greva vazhdon me intensitetet të lartë. Shërbimi hekurudhor dhe ai ajror pritet të preken nga anulime e vonesa të papërcaktuara në kohë, ndërsa autobusët dhe metrot në Paris do të jënë jashtë funksionit minimalisht deri të hënën.
Trazirat kanë detyruar gjithashtu mbylljen e zonave turistike, përfshirë kullën Eiffel pasi në Paris u raportuan vandalizime të objekteve. Policia përdori gazin lotsjellës për shpërndarjen e turmës, ndërsa në total, 71 persona u arrestuan rreth kryeqytetit.
Përleshje pati edhe në Nante, Bordeaux dhe Rennes, por autoritetet po përpiqen të gjejnë mënyra për të parandaluar ngërçin, ndërsa i druhen një përsëritje të grevës për pensionet në vitin 1995 që paralizoi sistemin e transporteve për 3 javë.
Francezët janë të zemëruar me planin e Macron për të prezantuar një sistem universal pensionesh që do të zëvendësojë sistemin aktual me 42 skema të ndryshme në sektorët publikë e private./Opinion.al