Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tërmeti/ Rama: S’kemi fuqi punëtore për kantieret, do kërkojmë nga jashtë

2019/12/06 at 8:17 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tërmeti/ Rama zbulon 3 pikat ku do të ndërtohen lagjet në Tiranë

Mëngjesin e sotëm është mbajtur për të nëntën herë radhazi mbledhja e jashtëzakonshme e qeverisë, ku është diskutuar për vështirësitë që vendi po përballet pas goditjes nga tërmeti i 26 nëntorit.

Mbledhja e jashtëzakonshme drejtohej nga kryeministri Edi Rama, i cili gjatë fjalës së tij është shprehur se pasi të mbyllet procesi i pastrimit, do të nisë puna për ndërtimin e lagjeve të reja të banimit për banorët e prekur, ndërsa vuri theksin tek mungesa e fuqisë punëtore.

Kryeministri deklaroi se në vend duhen mijëra punëtorë kantieri gjë, e cila sipas tij nuk përmbushet në Shqipëri, e për këtë arsye duhet bërë kërkesa nga jashtë. Po ashtu, Rama tregoi edhe disa opsione, ku mund të ndërtohen lagjet e reja, si në Kombinat, 5 Maji, apo dhe në ish-Uzinë e Auto-traktorëve.

“S’ka asnjë provë që fshihet. Të gjitha ato hot-spotet për të mbyllur ngjarjet, dhe aty ku fillon pastrimi janë mbyllur nga pikëpamja e hetimit. Leja, fotografimi i situatës, ndaj s’ka asgjë të kësaj natyre. Duhet bërë dhe lista e firmave të ndërtimit, bazuar në këtë test, që do të jenë short-testimin për të marrë pjesë në programin e ndërtimit. Procesi i ndërtimit kërkon fuqi të madhe punëtore. Nga eksperienca dhe çfarë kam parë nga kompanitë, kemi probleme në fuqitë punëtore në ndërtim. Duhet përfituar që të kërkojmë fuqi punëtore të huaj, në rast se del nevoja për fuqi punëtore. Duhen mijëra njerëz që do të përfshihen në punë. Në datën 19 duhet të kalojë paketa për aksesin në fuqi punëtore, që kompanitë të marrin nga jashtë. Do nisim punën në Laç për t’i hapur rrugën këtij procesi. Ia kemi kërkuar që të nisë puna kompanisë turke ku presidenti turk ka dhënë pëlqimin për të ndërtuar 500 apartamente. Do vijojmë ndërhyrjen dhe në Durrës, në vijën bregdetare. Tirana në zonën e ‘5 Majit’ duhet rishikuar në funksion të situatës një plan i kahershëm që kemi pasur. Pallatet e vjetra në Kombinat duhet të hidhen në tokë, dhe ato pallatet sovjetike. Aty kemi një pol të ri për të ndërtuar, tek ‘5 Maji’, apo dhe te ish-Uzina e Auto-traktorëve. 4949 banesa janë dëmtuar në Durrës në total. 6121 në Tiranë. 1171 në Durrës të pabanuara dhe 660 në Tiranë, këtu kemi mbyllur pjesën e bonusit. Në Durrës duhet të mendojmë mirë pasi nuk ka apartamente, janë të shitura. Duhet të mendojmë që t’i spostojmë nga hotelet në janar në shtëpi me qira.”, -tha Rama./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Para
Dëmet nga tërmeti/ Rama: S’kemi detyruar askënd të japë lekë nga rroga

Dëmet nga tërmeti/ Rama: S’kemi detyruar askënd të japë lekë nga rroga

Tërmeti/ Rama: Kush ndërton shtëpinë në fshat merr 20 milionë lekë

Tërmeti/ Rama: Kush ndërton shtëpinë në fshat merr 20 milionë lekë

Foto galeri/ Policia publikon emrat e fotot e 8 të rrezikshmëve të Vlorës

70-vjeçarit në Vlorë i sekuestrohen 500 mijë euro pasuri

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja historike Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eleminatorët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com