Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi akuzohet për “Marrëdhënie seksuale me persona në gjini”.
I arrestuari është identifikuar me inicialet S.S., banues në Roskovec. Ndërkohë, sipas “BalkanWeb”, i riu ka abuzuar seksualisht me motrën e tij 16 vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur më 3 dhjetor në banesën ku ata jetonin.
Njoftimi i policisë
Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin S.S., 19 vjeç, banues në Roskovec.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me persona në gjini”./Opinion.al