Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump: Presidenti francez ka fyer NATO-n

2019/12/03 at 5:20 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Trump: Presidenti francez ka fyer NATO-n

Presidenti amerikan, Donald Trump, kritikoi të martën presidentin francez Emmanuel Macron për komentet e tij në të cilat e përshkroi NATO-n si një organizatë që po përjeton “një vdekje klinike të trurit”, duke thënë se komenti i udhëheqësit francez ishte një “deklaratë e rëndë”.


Duke folur përkrah Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, derisa udhëheqësit e vendeve anëtare, u mblodhën për një samit në Londër, Presidenti Trump tha se “ju thjesht nuk mund të shkoni vërdallë duke bërë deklarata të tilla për NATO-n”.

Në të kaluarën, Presidenti Trump ka thënë se NATO është “e vjetëruar” dhe vazhdimisht ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga aleanca.

Komentet e presidentit Macron u bënë në një intervistë me revistën britanike The Economist, muajin e kaluar. Ai që atëherë ka mbrojtur komentet e tij, duke thënë se NATO “kishte nevojë për një alarm zgjimi” dhe duhet të përqendrohet në çështje të tjera përveç nivelit të shpenzimeve të secilit vend në fushën e mbrojtjes.

Presidenti Trump dhe presidenti Macron do të takohen gjatë së martës.

Shpenzimet e mbrojtjes kanë qenë një fokus për Presidentin Trump që kur ai mori detyrën në vitin 2017 dhe u ankua se Shtetet e Bashkuara po merrnin barrën më të madhe financiare të aleancës.

Stoltenberg përshëndeti angazhimin e Presidentit Trump të martën, duke thënë se udhëheqja e tij në këtë çështje është “duke pasur një ndikim të real”. Ai përmendi një rritje prej 130 miliardë dollarësh në buxhetet e mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s dhe tha se deri në vitin 2024 do të ketë një rritje deri në 400 miliardë dollarë në shpenzimet e mbrojtjes të vendeve anëtare të aleancës së bashku.

Përveç diskutimeve për buxhetin, Stoltenberg tha se udhëheqësit vendeve të NATO-s do të flasin edhe për përpjekjet e luftës kundër terrorizmit, kontrollin e armëve, marrëdhëniet me Rusinë dhe ngritjen e Kinës.

Samiti po mbahet derisa presidenti Trump përballet në shtëpi me një hetim për shkarkimin e tij. Ai përsëriti kritikat e tij të martën për demokratët që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve, duke thënë se është e padrejtë të mbahen seanca ndërsa ai po merr pjesë në samit.

Por, ai mohoi mundësinë që procesi të ketë dobësuar pozitën e tij derisa po takohet me udhëheqësit botëror.

Presidenti Trump dhe zgjedhjet në Britani

Presidenti Trump e filloi vizitën e tij në Londër me një premtim për të qëndruar largë zgjedhjeve të përgjithshme të Britanisë, që do të mbahen më 12 dhjetor.

“Unë nuk kam mendime për fushatën, do të jenë zgjedhje shumë të rëndësishme për këtë vend të madh, por nuk kam asnjë mendim për ato”, tha Presidenti Trump, pas një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ndërkohë që udhëheqësit e vendeve anëtare të organizatës veri-atlantike po mblidhen për në takim në Londër.

Por, Presidenti Trump nuk i rezistoi mundësisë për të shprehur mendimin e tij për kryeministrin britanik, duke thënë, “Borisi është shumë i aftë dhe unë mendoj se ai do të bëjë një punë të mirë.”

Në një intervistë të fundit, Johnson paralajmëroi Presidentin Trump që të mos i jepte mbështetje, duke thënë se ishte më së miri “që asnjëra palë të mos përfshihej në fushatat zgjedhore të palës tjetër.” Në tetor, Presidenti Trump e lavdëroi Kryeministrin Johnson si “njeri të duhur për këtë kohë” dhe tha se Jeremy Corbyn i Partisë Laburiste do të ishte një kryeministër i “keq”.

Udhëheqësit botërorë rrallë shkelin normat diplomatike dhe shmangin komentet mbi zgjedhjet në vendet e tjera.

Presidenti Trump gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë interes për Shërbimin Kombëtar të Shëndetit në Britani. “Ne nuk kemi absolutisht asnjë lidhje me të dhe ne nuk do të donim ta merrnim edhe nëse ai (Shërbimi Kombëtar britanik i Shëndetit) do të na ofrohej në një pjatë argjendi,” tha Presidenti Trump.

Interesimi i Presidentit Trump për privatizimin e Shërbimit të Shëndetit Kombëtar në Britani ka qenë një fokus kryesor i britanikëve në fushatën zgjedhore. Udhëheqësi i opozitës, Jeremy Corbyn ka akuzuar kryeministrin Johnson dhe Partinë Konservatore për përfshirje të Shërbimit Kombëtar të Shendetit në një marrëveshje pas Brexitit me Shtetet e Bashkuara. Boris Johnson i ka mohuar këto akuza.

Trump dhe Johnson do të takohen gjatë seancave me udhëheqës të vendeve të tjera anëtare të NATO-s, por deri më tani nuk është bërë e qartë nëse ata do të zhvillojnë një takim kokë më kokë. Përveç takimit të tij me zotin Stoltenberg, Trump ka planifikuar të takohet me Presidentin Francez Emmanuel Macron dhe Kancelaren Gjermane Angela Merkel. /Burimi: VOA

Etiketa: Macronnatotrump


Ju sugjerojmë

Takimi i Trump dhe Putin, ja mesazhi i Zelensky-t
Bota

Takimi i Trump dhe Putin, ja mesazhi i Zelensky-t

15 Gusht, 2025 10:53 pm
Nga kush u shoqërua Trump dhe Putin në takimin në Alaskë?
Bota

Nga kush u shoqërua Trump dhe Putin në takimin në Alaskë?

15 Gusht, 2025 10:41 pm
Kosovë: Prokuroria Speciale padi për dëbimin e shqiptarëve
Rajoni

Kosovë: Prokuroria Speciale padi për dëbimin e shqiptarëve

15 Gusht, 2025 10:23 pm
Samiti i Alaskës, Trump dhe Putin fotografohen pranë njëri-tjetrit
Bota

Samiti i Alaskës, Trump dhe Putin fotografohen pranë njëri-tjetrit

15 Gusht, 2025 10:06 pm
“A do të pranoni një armëpushim?”, Putin hesht para pyetjes së gazetarëve
Bota

“A do të pranoni një armëpushim?”, Putin hesht para pyetjes së gazetarëve

15 Gusht, 2025 9:55 pm
Kosova furnizohet me autoblinda nga SHBA-të
Rajoni

Kosova furnizohet me autoblinda nga SHBA-të

15 Gusht, 2025 9:42 pm
Donald Trump e Vladimir Putin takohen në Anchorage
Bota

Donald Trump e Vladimir Putin takohen në Anchorage

15 Gusht, 2025 9:21 pm
Presidenti rus Vladimir Putin mbërrin në Alaska
Bota

Presidenti rus Vladimir Putin mbërrin në Alaska

15 Gusht, 2025 9:08 pm
Mbërrin në Alaska presidenti amerikan, Donald Trump
Bota

Mbërrin në Alaska presidenti amerikan, Donald Trump

15 Gusht, 2025 8:48 pm
Trump flet para takimit me Putin: Nuk do të jem i lumtur nëse s’ka armëpushim
Bota

Trump flet para takimit me Putin: Nuk do të jem i lumtur nëse s’ka armëpushim

15 Gusht, 2025 8:31 pm
Para
Shembja e godinave/ Basha: Është kriminale, po prishen provat materiale

Shembja e godinave/ Basha: Është kriminale, po prishen provat materiale

Dua Lipa poston foto me akne dhe pa grim: Lëkura ime është çmendur

Tërmeti/Dua nis të mbledhë të ardhura nga shitja e bluzave për të prekurit

Akuzat e Boçit, reagon Abazi: Nuk është e vërtetë, hoteli është funksional

Vazhdojnë replikat, Boçi i përgjigjet Sadri Abazit: Zakoni del me shpirtin
















TE FUNDIT

Takimi i Trump dhe Putin, ja mesazhi i Zelensky-t

Takimi i Trump dhe Putin, ja mesazhi i Zelensky-t
15 Gusht, 2025

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se kërkesa “numër një” e Ukrainës në samitin e Alaskës është që Rusia të bjerë dakord...

Lexo më shumë

Nga kush u shoqërua Trump dhe Putin në takimin në Alaskë?

Nga kush u shoqërua Trump dhe Putin në takimin në Alaskë?
15 Gusht, 2025

Në takimin midis Presidentit amerikan Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin , i cili fillimisht ishte menduar të ishte...

Lexo më shumë

Kosovë: Prokuroria Speciale padi për dëbimin e shqiptarëve

Kosovë: Prokuroria Speciale padi për dëbimin e shqiptarëve
15 Gusht, 2025

Prokuroria Speciale e Kosovës dorëzoi në Gjykatën e Prishtinës një aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me...

Lexo më shumë

Samiti i Alaskës, Trump dhe Putin fotografohen pranë njëri-tjetrit

Samiti i Alaskës, Trump dhe Putin fotografohen pranë njëri-tjetrit
15 Gusht, 2025

Këto janë pamjet e para nga takimi në Alaska mes Donald Trump dhe Vladimir Putin. Pasi u takuan në aeroport...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com