Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emrat/ Po grabisnin banesën në Shëngjin, policia arreston katër persona

2019/12/03 at 10:59 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Emrat/ Po grabisnin banesën në Shëngjin, policia arreston katër persona

Një grup prej katër personazh që kryenin vjedhje të banesave në qarkun Lezhë janë arrestuar nga policia. Këta persona ishin futur për të grabitur në banesën e një shtetaseje kosovare në Shëngjin por sapo policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, janë larguar me shpejtësi me makinë.

Sidoqoftë arratia e tyre nuk zgjati shumë, pasi autoritetet bllokuan makinën e grabitësve në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Antagut”. Në pranga ranë 49-vjeçari Anton Frroku,banues në Ishull, 25-vjeçari Rushan Hysi, banues në Tepelenë,  28-vjeçari Hodo Sinanaj, banues në Tiranë dhe 48-vjeçari Ardian Selamani, banues në Lezhë.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi 1 aparat celular të vjedhur në banesë, një trapan që shërben për hapjen e dyerve, 2 palë doreza, 4 kaçavida dhe 3 radio si ato të policisë.

Njoftimi i policisë

Vodhën në banesën e një shtetaseje kosovare, por falë reagimit në kohë të Policisë arrestohen në flagrancë autorët.

Goditet një grup që kryente vjedhje të banesave në qarkun Lezhë. Sekuestrohen radio si ato të Policisë dhe mjete që shërbenin për kryerjen e vjedhjeve.

Vihen në pranga 4 persona.

Policia e Lezhës, pas sigurimit të informacionit se disa persona po vidhnin në banesën e shtetases F. M., në Shëngjin, kanë organizuar punën për kapjen e autorëve.

Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar në adresën e dhënë, autorët janë larguar me shpejtësi me automjet duke përfituar edhe nga errësira.

Policia është vënë në ndjekje dhe ka bërë të mundur që brenda një kohe të shkurtër, rreth 20 minuta, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Antagut”, në dalje të Shëngjinit, të bllokojë automjetin, së bashku me personat që qarkullonin në të.

Gjatë kontrollit fizik dhe në automjet, të ushtruar nga Policia, këtyre personave iu gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 aparat celular i vjedhur në banesë, një trapan që shërben për hapjen e dyerve, 2 palë doreza, 4 kaçavida dhe 3 radio si ato të Policisë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë  arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– Anton Frroku, 49 vjeç, banues në Ishull, Shëngjin;

– Rushan Hysi, 25 vjeç, banues në Tepelenë;

– Hodo Sinanaj, 28 vjeç, banues në Tiranë;

– Ardian Selamani, 48 vjeç, banues në Lezhë;

Këta shtetas dyshohet se kanë kryer edhe vjedhje të tjera në qarkun Lezhë e më gjerë dhe në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e tyre.

Gjithashtu, shtetasit Anton  Frroku, në biznesin e tij, një lokal nate në Ishull, Shëngjin, nga punonjës të OSHEE-së iu konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim./ Opinion.al

Etiketa: BANESEpoliciaShengjin

Ju sugjerojmë

SHBA-të kryejnë sulmin e parë tokësor kundër karteleve të drogës brenda Venezuelës
Bota

SHBA-të kryejnë sulmin e parë tokësor kundër karteleve të drogës brenda Venezuelës

30 Dhjetor, 2025 2:20 pm
Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
Bota

U sulmua shtëpia e Putin?Trump i zemëruar, Rusia: Do pushtojmë të gjithë Zaporizhian

30 Dhjetor, 2025 2:16 pm
Hetimet ndaj AKSHI-t, Rama: Karçanaj sot rri në “arrest shtëpie” në banesë me qira
Politikë

Hetimet ndaj AKSHI-t, Rama: Karçanaj sot rri në “arrest shtëpie” në banesë me qira

30 Dhjetor, 2025 2:13 pm
Rama: Akoma nuk e di çfarë faji ka bërë Erion Veliaj
Kryesore

Rama: Akoma nuk e di çfarë faji ka bërë Erion Veliaj

30 Dhjetor, 2025 2:12 pm
Berisha: Qytetarët u vodhën më shumë se kurrë në vitin 2025
Kryesore

Berisha: Qytetarët u vodhën më shumë se kurrë në vitin 2025

30 Dhjetor, 2025 12:58 pm
Vlora prej ditësh pa ujë, Rama: Faji i instalimeve të vitit 2009-2010
Politikë

Vlora prej ditësh pa ujë, Rama: Faji i instalimeve të vitit 2009-2010

30 Dhjetor, 2025 12:55 pm
Çështja Balluku, Rama: Këshilli i Mandateve s’është zyrë noterie për kërkesat e SPAK
Politikë

Çështja Balluku, Rama: Këshilli i Mandateve s’është zyrë noterie për kërkesat e SPAK

30 Dhjetor, 2025 12:45 pm
“Që kur mesazhet janë prova për SPAK”, Rama: Shpërdorimi i detyrës, do të rishikohet
Politikë

“Që kur mesazhet janë prova për SPAK”, Rama: Shpërdorimi i detyrës, do të rishikohet

30 Dhjetor, 2025 12:42 pm
Hetimet e SPAK, Rama: AKSHI institucion krenarie, ndihmë për integrimin në BE
Kryesore

Hetimet e SPAK, Rama: AKSHI institucion krenarie, ndihmë për integrimin në BE

30 Dhjetor, 2025 12:41 pm
Protestat e PD, Rama: Unë në zyrë, të tjerët poshtë penxheres
Kryesore

Protestat e PD, Rama: Unë në zyrë, të tjerët poshtë penxheres

30 Dhjetor, 2025 12:09 pm
Para
Video/ Shembet pallati 6 katësh me shpërthim të kontrolluar në Durrës

Video/ Shembet pallati 6 katësh me shpërthim të kontrolluar në Durrës

Ja pse meshkujt shtojnë në peshë pasi bëhen baballarë

U largua pas tërmetit, nëna nga Durrësi lind në Prizren

Ambasadori i Kilit i paraqet Letrat Kredenciale Metës

Ambasadori i Kilit i paraqet Letrat Kredenciale Metës

TE FUNDIT

SHBA-të kryejnë sulmin e parë tokësor kundër karteleve të drogës brenda Venezuelës

SHBA-të kryejnë sulmin e parë tokësor kundër karteleve të drogës brenda Venezuelës
30 Dhjetor, 2025

CIA kreu një sulm me dron në fillim të këtij muaji në një strukturë portuale në bregdetin e Venezuelës, thanë...

Lexo më shumë

U sulmua shtëpia e Putin?Trump i zemëruar, Rusia: Do pushtojmë të gjithë Zaporizhian

Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
30 Dhjetor, 2025

Përplasjet e forta mes Moskës dhe Kievit pas akuzave se Kievi ka tentuar të sulmojë rezidencën e Presidentit Vladimir Putin,...

Lexo më shumë

Hetimet ndaj AKSHI-t, Rama: Karçanaj sot rri në “arrest shtëpie” në banesë me qira

Hetimet ndaj AKSHI-t, Rama: Karçanaj sot rri në “arrest shtëpie” në banesë me qira
30 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama  e ka quajtur drejtoreshën e AKSHI- Mirlinda Karçanaj si protagonisten kryesore të digjitalizimit të Shqipërisë sot, për...

Lexo më shumë

Rama: Akoma nuk e di çfarë faji ka bërë Erion Veliaj

Rama: Akoma nuk e di çfarë faji ka bërë Erion Veliaj
30 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama komentoi dhe situatën e kryeqytetit me kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj të paraburgosur tashmë prej gati 1...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com