Këngëtarja Bebe Rexha ka mbërritur në Shqipëri për të parë situatën e krijuar nga tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë më 26 nëntorit. Bebe Rexha ndodhet në shtëpinë e Musa Dacit në Bubq, ku dhe ka premtuar se do të jap kontributin e saj për të ndërtuar disa banesa të cilat u dëmtuan nga tërmeti 6.4 ballë.
Ndër të tjera Bebe Rexha tha se nuk do e harroj orgjinën e saj dhe se për këtë arsye ajo ka vendosur të ndihmoj shqiptarët në këtë moment të vështirë. Ajo deklaroi se do të ndërtohen dy banesa, ndërsa ka shtuar se në planin e saj për të ndihmuar shqiptarët përfshihet dhe rindërtimi i shkollave të dëmtuara.
“Është shumë e vështirë të jem në Shqipëri në këto kohë të vështira, jam prej disa orësh këtu në Shqipëri, vetëm për kaq mund të qëndroj, të bëj shkëputje nga turneu im. Puna nuk përfundon këtu në këtë moment, dua të sigurohem se projekti për rindërtimin do bëhet me kujdes. Dua të falenderoj të gjithë ata që kanë ndihmuar Shqipërinë në këtë moment të vështirë. Pavarësisht se sa famë kam fituar, pavarësisht ku unë shkoj, kurrë s’do harroj se nga vij dhe që kam gjak shqiptari; e di që jemi të fortë, jemi djemtë dhe vajzat e Nënë Terezës dhe do kujdesemi për njëri-tjetrin. Shqipëria është një vend i mrekullueshëm , unë e dua vendin tim. Pavarësisht se nga cila sferë e jetës vini është shumë e rëndësishme që të ndihmoni, këta janë vëllezërit dhe motrat tona. Ndaj doja të vija sot, ta ndjeja, ta shihja me sytë e mi, jam e lumtur që jam këtu. Zemra më thyhet i kur shoh këta njerëz”, duke shtuar se në planet e saj të mëtejshme përfshihet edhe rindërtimi i shkollave./ Opinion.al