Kryeministri, Edi Rama, në një takim me Ambasadorët zbuloi “një rastësi të çuditshme që i kishte ndodhur natën para se të binte tërmeti.
Kreu i qeverisë tregoi se kishte parë një film ku ajo çfarë i kishte tërhequr vëmendjen ishte një raft metalik ku dy protagonistët e filmit ishin futur për ti shpëtuar tërmetit. Ai e pyeti Ambasadorin japonez nëse vërtet i disponojnë këto rafte.
Rama: Natën para tërmetit po shihja një film. Aktori japonez ishte fotograf, vajza aktore po e vizitonte në atelien e tij dhe në një moment filloi ngjarja. Japonezi e çoi vajzën në një dollap metalik, e mbylli derën dhe pastaj ra një tërmet. Po thoja me vete sesa inteligjent. I keni ju këto rafte në kompani?
Ambasadori: I kanë disa kompani, disa institucione.
Rama: Ishte tip rafti metalik, ata u futën aty dhe mesa duket nëse ndërtesa do të çahej ata do të rrinin aty në këtë raft metalik dhe do të prisnin të vinte ekipi i shpëtimit. Pastaj u zgjova nga tërmeti dhe thashë ne nuk kemi rafte të tilla metalikë./Opinion.al