Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Mos harrojmë edhe zonat e tjera të dëmtuara nga tërmeti

2019/11/29 at 6:32 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha: Mos harrojmë edhe zonat e tjera të dëmtuara nga tërmeti

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shkuar në terren për të vëzhguar dëmet të cilat u shkaktuan nga tërmeti i 26 nëntorit, i cili u mori jetën dhjetëra qytetarëve dhe plagosi qindra të tjerë.


Në një intervistë televizive, Basha është shprehur se situata është mjaftë e rëndë dhe se qytetarët duhet të kenë vëmendjen e institucioneve.

Po ashtu, krydemokrati ka theksuar që nuk duhen harruar edhe zonat e tjera të cilat kanë pësuar dëme nga tërmeti 6.4 ballë, si Kurbini, Kavaja dhe Shijaku.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Zoti Basha, si ju duket situata në Shijak?

Lulzim Basha. Situata duket e rëndë. Janë qindra banesa  të shkatërruara, në veçanti, në atë që njihet si lagjja e Luginës, zona e Luginës, Shijakut. Siç patë edhe banesat e banorëve, janë komplet të shkatërruara, të pabanueshme. Është nata e katërt që flenë nëpër makina, një pjesë prej tyre janë zhvendosur tek kushërinjtë dhe një pjesë do të kalojnë natën në këtë kalçeto të mbuluar, që është kontributi vullnetar i pronarit të kësaj kalçetoje. Pak më përpara, vullnetarët tanë kanë sjellë disa ndihma, dyshekë dhe ushqime.

Banorët kërkojnë një vemendje më të madhe. Përveç inspektimit të parë ditën e martë, nuk ka patur asnjë kontakt tjetër. Ndonëse këto banesa janë të rrethuara me shirit, pra që tregon se nuk mund të futen aktualisht, nuk ka një vendim të prerë dhe, mbi të gjitha, nuk ka një orientim se çfarë do të ndodhë me banorët. Prandaj, u premtova që do të jem zëri i tyre dhe më jepni mundësinë që, nëpërmjet televizionit tuaj, t’u bëj thirrje autoriteteve se edhe Shijaku është pjesë e Qarkut të Durrësit, pra është pjesë e gjendjes së emergjencës dhe këtu duhet të ketë një prani të shtuar dhe të organizuar të institucioneve për t’u ardhur në ndihmë këtyre njerëzve.

Edhe njëherë dua ta theksoj se janë me qindra familje jashtë banesave të tyre. Sonte është nata e katërt që ata nuk kanë ku të fusin kokën dhe sasia e ndihmave që ka mbërritur tek këta njerëz është shumë e vogël. Ka nevojë për ndihma materiale, ushqime, dysheqe, batanije, gjithçka, ndihmë të cilën njerëzit ta përdorin për të kaluar këto ditë të para, ndërkohë që do të bëhet vlerësimi përfundimtar se çfarë do të bëhet me shtëpitë e tyre.

Pyetje: Janë 18 pallate që konsiderohen të pabanueshme, kanë vënë shiritat, por nuk u kanë thënë se ku do të shkojnë. Kjo fushë kalçetoje është e pamjaftueshme dhe e ftohtë?

Lulzim Basha: Është absolutisht e pamjaftueshme. Problemi është se normalisht Durrësi dhe Thumana kanë marrë vëmendje, por nuk duhet të harrojmë që edhe zona të tjera të goditura duhet të kenë vëmendje po ashtu, Kurbini, Kavaja, Shijaku.Bëhet fjalë për qindra familje, mijëra qytetarë, të cilët kanë nevojë për ndihmë, por, aktualisht e gjejnë veten e tyre jashtë vëmendjes së autoriteteve, jashtë ndihmës, jashtë mundësive për ndihmë, me përjashtim të vullnetarëve që kanë kontribuar me ndihmat që kanë sjellë sot.

Pyetje: Ju keni takuar qytetarë në disa nga qytetet përreth Durrësit ndërkohë që kryeministri Rama deklaroi gjatë ditës së djeshme që nuk ka nevojë më për ndihma materiale, ushqime apo veshmbathje, si e keni parë situatën? Është e mjaftueshme ndihma që u është dhënë këtyre banorëve?

Lulzim Basha: E vetmja gjë që mund te them ështe se banorët thonë që nuk kemi mjaftueshëm ndihma. Madje keni qenë vetë dëshmitare ku nje pjesë prej tyre janë ankuar për diferencime. Një pjese prej tyre nuk ka marrë asnjë ndihmë dhe një pjesë e vogël ka marrë ndihma. Kjo është ajo që dëgjojmë dhe nuk besoj se kemi arsye ta vëmë në dyshim. Këta janë njerëz në nevojë, janë njerëz që kanë nevojë për ndihmë dhe do të përsëris thirrjen për këdo që  të mundet duke përfshirë këtu ndihmat materiale./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë
Kronikë

2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë

14 Shtator, 2025 3:45 pm
Lezhë/ Makina del nga rruga, bllokohen brenda dy gra
Kronikë

Lezhë/ Makina del nga rruga, bllokohen brenda dy gra

14 Shtator, 2025 3:17 pm
Sulmet e Izraelit, 32 persona humbin jetën në Gaza
Bota

Sulmet e Izraelit, 32 persona humbin jetën në Gaza

14 Shtator, 2025 3:07 pm
Kryeministri Rama mbledh sot kryebashkiakët në Durrës
Aktualitet

Rama për protestën në Hagë: Me zemër e mendje jam edhe unë atje

14 Shtator, 2025 3:04 pm
Ish-luftëtari i UÇK: Aktakuzë pa baza për të shkatërruar ata që kanë mbrojtur kombin
Aktualitet

Ish-luftëtari i UÇK: Aktakuzë pa baza për të shkatërruar ata që kanë mbrojtur kombin

14 Shtator, 2025 3:00 pm
VIDEO/Lionel Messi “lë nam”, provon penalltinë me “Panenka” dhe e gabon
Sport

VIDEO/Lionel Messi “lë nam”, provon penalltinë me “Panenka” dhe e gabon

14 Shtator, 2025 2:16 pm
Elon Musk zbulon drogën që përdor: Më ndihmon të largoj depresionin
Bota

Britani/ Protesta kundër emigracionit, Musk: Të shpërndahet parlamenti

14 Shtator, 2025 1:31 pm
Polonia “sulmon” Hungarinë: Po shantazhoni BE me Ukrainën, e keni kaluar kufirin
Bota

Polonia “sulmon” Hungarinë: Po shantazhoni BE me Ukrainën, e keni kaluar kufirin

14 Shtator, 2025 12:56 pm
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson infarkt në Voskopojë
Aktualitet

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson infarkt në Voskopojë

14 Shtator, 2025 12:44 pm
Tentativë vrasje dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik
Rajoni

Tentativë vrasje dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik

14 Shtator, 2025 12:08 pm
Para
Tërmeti/ Ndërpriten kërkimet nën rrënojat e hotel “Mira Mare”

Tërmeti/ Ndërpriten kërkimet nën rrënojat e hotel “Mira Mare”

Pezullohet mësimi deri më 9 dhjetor? Shahini: Lajm i rremë

Pezullohet mësimi deri më 9 dhjetor? Shahini: Lajm i rremë

Homazhe në sheshin “Skënderbej”, qytetarët ndezin qirinj për viktimat

Homazhe në sheshin "Skënderbej", qytetarët ndezin qirinj për viktimat
















TE FUNDIT

2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë

2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë
14 Shtator, 2025

Një incident i rëndë në det ka ndodhur këtë të diel në gjirin e Kakomesë, ku dy mjete lundruese turistike...

Lexo më shumë

Lezhë/ Makina del nga rruga, bllokohen brenda dy gra

Lezhë/ Makina del nga rruga, bllokohen brenda dy gra
14 Shtator, 2025

Një aksident automobilistik është shënuar pak minuta më parë në Lezhë, ku drejtuesja e një automjeti tip Benz ka humbur...

Lexo më shumë

Sulmet e Izraelit, 32 persona humbin jetën në Gaza

Sulmet e Izraelit, 32 persona humbin jetën në Gaza
14 Shtator, 2025

Një breshëri sulmesh ajrore izraelite ka lënë të vrarë të paktën 32 persona në të gjithë qytetin e Gazës të...

Lexo më shumë

Rama për protestën në Hagë: Me zemër e mendje jam edhe unë atje

Kryeministri Rama mbledh sot kryebashkiakët në Durrës
14 Shtator, 2025

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën që po zhvillohet sot në Hagë, në mbështetje të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com