Ditën e sotme mbushen 75 vite nga çlirimi i Shqipërisë, por ky 29 Nëntor përkujtohet mes tragjedisë që la pas tërmeti i 26 Nëntorit, i cili deri tani ka shkaktuar 49 viktima.
Ditën e sotme është zhvilluar ceremonia për homazhet në nder të 75 vjetorit të çlirimit tek “Varrezat e Dëshmorëve”, ku të pranishëm kanë qenë Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Republikës Ilir Meta.
Në ceremoninë e sotme kanë marrë pjesë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe zv. kryeminstri Erion Braçe.
Aktivitetet e parashikuara ditën e sotme për 29 Nëntorin janë anuluar të gjitha ashtu siç ndodhi edhe gjatë 28 Nëntorit për 107-vjetorin e Pavarësisë./Opinion.al/