Kreu i qeverisë Rama lajmëroi se nesër do të prezantohet Paketa Speciale AntiKÇK, e cila sipas tij është një mekanizëm i ri me fuqi speciale kundër krimit e korrupsionit dhe do shkatërrojë themelin e foleve të krimit.
Me anë të disa psotimeve në Twitter, kryeministri tha se kur partnerët e Shqipërisë dhe ambasadat e tyre janë vënë në shënjestrën e politikës mjerane të të çmendurve nga frika e drejtësisë, Paketa Speciale AntiKÇK do të provojë përsëri se sa të paçmueshëm janë këta partnerë, teksa shtoi se pa mbështetjen e SHBA dhe BE s’do kishte nisur kurrë pastrimi i llumit të madh të (pa)drejtësisë.
Nesër prezantojmë Paketën Speciale AntiKÇK.Një mekanizëm i ri me fuqi speciale kundër krimit e korrupsionit.Falë ndihmës së ekspertëve të huaj të klasit të parë në luftën kundër terrorizmit,mafias e krimit të organizuar,ky mekanizëm do shkatërrojë themelin e foleve të krimit?
— Edi Rama (@ediramaal) November 24, 2019
Sot kur partnerët strategjikë të Shqipërisë e ambasadat e tyre janë vënë në shënjestrën e politikës mjerane të të çmendurve nga frika e drejtësisë,Paketa Speciale AntiKÇK do të provojë përsëri se sa të paçmueshëm janë këta partnerë në luftën e Shqipërisë për progres e drejtësi?
— Edi Rama (@ediramaal) November 24, 2019
Pa mbështetjen e SHBA/BE e ndihmën e përfaqësuesve të tyre në Shqipëri,s’do kishte nisur kurrë pastrimi i llumit të madh të (pa)drejtësisë e s’do ishte hapur dot kurrë perspektiva e barazisë së vërtetë para ligjit! Edhe Paketa Speciale AntiKÇK s’do bëhej dot pa ndihmën e tyre?
— Edi Rama (@ediramaal) November 24, 2019