Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Truri i skemës së mashtrimit, dënohet 30-vjeçarja. Së bashku me burrin…

2019/11/23 at 11:59 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Truri i skemës së mashtrimit, dënohet 30-vjeçarja. Së bashku me burrin…

Një 30-vjeçare është vënë në pranga të policisë së Fierit. Ajo është dënuar nga Gjykata e Apelit Vlorë me 8 vite burg, për veprat penale, “Mashtrimi” dhe “Mashtrimi në bashkëpunim me pasoja të rënda”.

Migena Kajolli me bashkëshortin e saj, Fisnik Kajolli nga Dërmënasi i Fierit, kishin ngritur një skemë mashtrimi me anë të të cilës fitonin shuma të mëdha parash duke i premtuar personave punësim në sektorin privat të naftës.

Mes një jetë luksoze të bëra me paratë e fituara, çifti e kishte nisur këtë aktivitet e paligjshëm që në vitin 2016.

Skema e mashtrimit
Nga hetimet ka rezultuar se ata e vendosnin “tarifën” e punësimit kundrejt mundësive të “klientëve” të tyre për të paguar. Ndërkohë, për ta bërë të besueshme skemën e tyre të mashtrimit, mësohet se Migena Kajolli, e cila dyshohet të ketë qenë ideatorja e kësaj skeme, u thoshte personave që u kishte marrë paratë se në telefonin e tyre do të mbërrinte një mesazh konfirmimi nga kompania. Dhe pasi kalonin disa ditë, në telefonat e personave që kishin paguar shumat e parave për t’u punësuar, mbërrinte mesazhi i konfirmimit se kërkesa e tyre për punësim ishte regjistruar në sekretarinë e kompanisë dhe po shqyrtohej. Nga hetimet ka rezultuar se këto mesazhe konfirmimi i niste kryesisht Migena Kajolli. Ndërkohë, për të qenë edhe më të besueshëm tek personat që mashtronin, bashkëshortët Kajolli nënshkruanin edhe akte noteriale me ta se paratë jua kishin marrë në formë borxhi.

Fillimisht ata kanë arritur të bindin motër e vëlla, F.H dhe N.H, që t’u japin 35 mijë euro dhe 8 milionë lekë të vjetra dhe më pas shumën prej 89 milionë lekëve të vjetra, me premtimin se do tu mundësonin të ishin aksioner në një kompani private nafte. Edhe me këta të dy, bashkëshortët kanë nënshkruar akte noteriale se ju detyroheshin në shumën e parave që ju kishin marrë.

Nga hetimet e udhëhequra nga prokurori i çështjes Çlirim Sino, është bërë e mundur të zbulohet gjithë skema e mashtrimit dhe të provohet se dy të rinjtë kishin mashtruar persona të ndryshëm duke u marrë sasi parash kundrejt premtimit për punësim në kompani private që operojnë në sektorin e naftës./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit
Kryesore

Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit

18 Dhjetor, 2025 8:43 am
Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n
Aktualitet

Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n

18 Dhjetor, 2025 8:41 am
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet autori krimit
Kronikë

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet autori krimit

18 Dhjetor, 2025 8:35 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit, 18 dhjetor 2025

18 Dhjetor, 2025 8:27 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 18 dhjetor 2025

18 Dhjetor, 2025 8:25 am
Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…
-U tha në Opinion

Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…

17 Dhjetor, 2025 11:20 pm
Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”
-U tha në Opinion

Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”

17 Dhjetor, 2025 10:54 pm
A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori
-U tha në Opinion

A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori

17 Dhjetor, 2025 10:44 pm
Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore
Rajoni

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore

17 Dhjetor, 2025 10:34 pm
Mohammed Bin Salman synon blerjen e Barcelonës për 10 miliardë euro
Sport

Mohammed Bin Salman synon blerjen e Barcelonës për 10 miliardë euro

17 Dhjetor, 2025 9:46 pm
Para
Negociatat, Basha nga Gjermania: Duhet plotësimi i 9 kushteve

Negociatat, Basha nga Gjermania: Duhet plotësimi i 9 kushteve

Korça përfshihet nga reshje intensive dëbore

I ftohti polar pritet të godasë Evropën

Dyshohet se vrau kushëririn, lirohet 26-vjeçari

Dyshohet se vrau kushëririn, lirohet 26-vjeçari

TE FUNDIT

Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit

Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit
18 Dhjetor, 2025

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00 në seancën e fundit për këtë sesion parlamentar. Kjo seancë...

Lexo më shumë

Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n

Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n
18 Dhjetor, 2025

Çdo vit, turistët amerikanë po dynden në destinacione turistike si Parisi dhe Roma për pushimet e tyre. Dhe ndërsa këto...

Lexo më shumë

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet autori krimit

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet autori krimit
18 Dhjetor, 2025

Një 30-vjeçar u dorëzua sot në Kalamata për vrasjen e dyfishtë në Finikounda - ku viktima mbteën pronari i një kampingu dhe...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 18 dhjetor 2025

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
18 Dhjetor, 2025

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com