Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti: Pas certifikimit të rezultatit shpallim koalicionin qeverisës

2019/11/22 at 5:12 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti: Pas certifikimit të rezultatit shpallim koalicionin qeverisës

Albin Kurti dhe Isa Mustafa kanë zhvilluar sot një takim ku vendosur se 72 orë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve nga KQZ, ata do të shpallin koalicionin qeverisës mes partive që drejtojnë, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Klan Kosova raporton se takimi mes dy liderëve të partive ka patur në qendër harmonizimin e programeve për qeverisjen e ardhshme të Kosovës.

“Patëm një takim konstruktiv me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën, me ç’rast në të njëjtën kohë kishim edhe takimin e grupeve punuese që po harmonizojnë programin e ardhshëm qeverisës. Biseduam për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe u pajtuam që një orë pasi të certifikohen rezultatet nga ana e KQZ-së të takohemi për ta formuar koalicionin qeverisës. Një orë pas konfirmimit, ne do të takohem dhe brenda 72 orëve do ta arrijmë marrëveshjen tonë përfundimtare për koalicionin tonë qeverisës”, tha Kurti pas takimit.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa tha pas takimit se të dy partitë kanë arritur në shumë pika të përbashkëta për çështje të programit qeverisës dhe ritheksoi se do të takohet me Kurtin menjëherë pas certifikimit të zgjedhjeve për të shpallur koalicionin.

“Vlerësuam procesin e harmonizimit të programit qeverisës që është bërë mes dy subjekteve tona politike dhe erdhëm në përfundim që është arritur mjaft shumë sepse janë harmonizuar shumë çështje të politikave për zhvillim të vendit, fushës së arsimit, shëndetësisë, shtetit ligjor, formimit të organogramit të qeverisë së ardhshme në aspektin e ministrive. U morëm vesh që posa të bëhet certifikimi i rezultateve që të ulemi bashkërisht me ekipet që të merremi vesh për mundësinë e koalicionit dhe themelimit të qeverisë së përbashkët mes dy subjekteve tona. Kemi biseduar vetëm për atë që duhet të merremi vesh për marrëveshjen për koalicion për të gjitha pozitat me të cilat do të sfidohemi gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës nëse arrijmë të bëjmë koalicionin”, deklaroi Mustafa.

I pyetur në lidhje me parterë të tjerë të koalicionit, Mustafa tha se kjo i takon partisë e cila del e para pas konfirmimit të zgjedhjeve nga KQZ. Sipas tij është partia që është votuar më shumë ajo që duhet të thërrasë partnerë në koalicion.

“Lista Serbe edhe partnerët e tjerë të koalicionit ne mendojmë se duhet ta bëjë ai që del i pari pas certifikimit. Nëse VV certifikohet si parti e parë dhe Kurti si mandatar i qeverisë atij i takon që t’i pret të tjerët dhe LDK-në, pastaj dinamika e ardhshme do të varet nga partia e parë”, shtoi ai. /Opinion.al

Etiketa: albin kurtiisa mustafakosove

Ju sugjerojmë

Kreta në flakë, mijëra banorë dhe turistë të evakuuar
Bota

Kreta në flakë, mijëra banorë dhe turistë të evakuuar

3 Korrik, 2025 8:58 am
Kapet në Kolumbi droni i parë nëndetës i përdorur nga narkotrafikantët
Bota

Kapet në Kolumbi droni i parë nëndetës i përdorur nga narkotrafikantët

3 Korrik, 2025 8:28 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i bën thirrje kreut të Bankës Qendrore të Amerikës që të japë dorëheqjen

3 Korrik, 2025 8:24 am
Pse është i rrallë ajri i kondicionuar në shtëpitë e europianëve?
Life Style

Pse është i rrallë ajri i kondicionuar në shtëpitë e europianëve?

3 Korrik, 2025 8:23 am
Rinumërimi i votave/ Pas Tiranës e Fierit, sot hapen 290 kutitë e Durrësit
Kryesore

Rinumërimi i votave/ Pas Tiranës e Fierit, sot hapen 290 kutitë e Durrësit

3 Korrik, 2025 8:18 am
I nxehti ekstrem shkakton viktima në Itali e Francë, alarm në shumë qytete
Bota

I nxehti ekstrem shkakton viktima në Itali e Francë, alarm në shumë qytete

3 Korrik, 2025 8:16 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 3 korrik 2025

3 Korrik, 2025 8:13 am
Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
Bota

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

2 Korrik, 2025 10:58 pm
Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
Aktualitet

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

2 Korrik, 2025 10:39 pm
Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
Bota

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

2 Korrik, 2025 10:22 pm
Para
Trump justifikon shkarkimin e Yovanovitch: Refuzonte të vinte foton time

Trump justifikon shkarkimin e Yovanovitch: Refuzonte të vinte foton time

Rita Ora tregon sëmundjen nga e cila ende nuk është shëruar

Rita Ora tregon sëmundjen nga e cila ende nuk është shëruar

Luan Rama: Plotësisht dakord me Departamentin Amerikan të Shtetit

Luan Rama: Plotësisht dakord me Departamentin Amerikan të Shtetit

TE FUNDIT

Kreta në flakë, mijëra banorë dhe turistë të evakuuar

Kreta në flakë, mijëra banorë dhe turistë të evakuuar
3 Korrik, 2025

Qindra njerëz janë evakuuar pasi një zjarr i madh vazhdon të dalë jashtë kontrollit në ishullin grek të Kretës. Zjarri,...

Lexo më shumë

Kapet në Kolumbi droni i parë nëndetës i përdorur nga narkotrafikantët

Kapet në Kolumbi droni i parë nëndetës i përdorur nga narkotrafikantët
3 Korrik, 2025

Marina kolumbiane ka kapur një nëndetëse të operuar nga distanca në Detin e Karaibeve, e aftë të transportojë më shumë...

Lexo më shumë

Trump i bën thirrje kreut të Bankës Qendrore të Amerikës që të japë dorëheqjen

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
3 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë thirrje që kryetari i Rezervës Federale të japë dorëheqjen menjëherë, në një përshkallëzim...

Lexo më shumë

Pse është i rrallë ajri i kondicionuar në shtëpitë e europianëve?

Pse është i rrallë ajri i kondicionuar në shtëpitë e europianëve?
3 Korrik, 2025

Një valë brutale e të nxehtit po përfshin shumë pjesë të Evropës, duke i lënë miliona njerëz të përpiqen të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com