Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në krah të Kim Kardashian, grimieri shqiptar pranon se është gay

2019/11/19 at 1:24 PM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Në krah të Kim Kardashian, grimieri shqiptar pranon se është gay

Grimieri shqiptar me famë botërore, Mario Dedivanovic, fitoi çmimin “Artistic Achievement” në “American Influencer Awards 2019” në Los Angeles.

Çmimi prestigjoz iu dorëzua nga mikesha e tij prej vitesh, Kim Kardashian, të cilën Mario e falenderoi që i kishte qëndruar gjithmonë pranë dhe e kishte ndihmuar në momentet më të vështira të jetës së tij.

Më pas mbajti një fjalim tejet prekës ku pranoi për herë të parë se është gay. Ai rrëfeu sesi jeta për të nuk kishte qenë aspak e lehtë dhe iu kërkoi shqiptarëve të mos ia bëjnë jetë të vështirë fëmijëve që kanë prirje të ndryshme seksuale nga masa.

“Dua gjithashtu të them diçka për motrat dhe vëllezërit e mi shqiptarë. Gjakun tim. Ju kërkoj të gjithëve të hapni sytë dhe zemrën! Sepse shumë fëmijë në botë po rriten mes frikërash dhe mes dhimbjes, si unë dikur. Shumë të tjerë mendojnë të vrasin veten, si unë. Ata kanë frikë të jenë ndryshe për shkak të kulturës dhe mendimit, se familja do t’i paragjykojë. Fëmijë të vegjël janë të frikësuar se prindërit e tyre, vëllezërit, kushërinjtë s’do t’i pranojnë, thjesht sepse kanë lindur ndryshe.

Ne s’jemi ndryshe. Jemi njësoj si gjithë të tjerët, të drejtuar nga dëshira për t’u dashur. Me të drejta të barabarta për të qenë të lumtur. Sot, për herë të parë, qëndroj me shumë krenari si 37-vjeçar gay! Dhe në fund të ditës, ndihem i lumtur sepse jam unë. Babi, edhe një gjë tjetër. Të dua po aq shumë sa mamin!

Faleminderit të gjithëve. Kim ti je muza ime dhe të falenderoj për gjithë çfarë ke bërë për mua dhe vetëbesimin tim. Kjo është një ëndërr e bërë realitet dhe jam shumë krenar. Kam punuar shumë, por jam përballur me shumë sfida për të gjetur dritën qe e dija se e meritoja. Kam investuar gjithçka, por ngadalë. Vitet e fundit, diçka magjike ndodhi. Lashë pas çdo pasiguri, isha gati të ndihesha rehat me veten, me lëkurën time…Nisi të mos më interesonte më ç’thonë të tjerët për mua. S’më intereson më çfarë vesh, apo si dukem në sy të të tjerëve. Asgjë nga këto , sepse në fund të ditës mbeten gjëra.

Unë jam përpjekur gjithnjë të mos vihem re. Jam përpjekur të jem i padukshëm, që njerëzit të mos më shohin. Babi, e di që të gjithë më thonë se bëj më shumë pas mamit, por kam një sekret për të të treguar. Unë kam duart e tua. Të forta dhe të mëdha! Të mbaj mend teksa ndërtoje, hidhje themelet e shtëpisë sonë. Askush s’e shkatërron dot çfarë ti ke bërë sepse u sigurove të ishte e fortë. Edhe unë, kam punuar me duart që mora prej teje!”- u shpreh Mario i përlotur./Opinion.al

Etiketa: grimierihomoseksualKim Kardashian

Ju sugjerojmë

Belinda Balluku e persekutuar politikisht? Debat mes Bylykbashit dhe Haxhiut
-U tha në Opinion

Belinda Balluku e persekutuar politikisht? Debat mes Bylykbashit dhe Haxhiut

8 Janar, 2026 11:20 pm
Zjarri masiv në Tiranë, Anduela Ristani flet nga vendngjarja: Janë djegur magazinat
Aktualitet

Zjarri masiv në Tiranë, Anduela Ristani flet nga vendngjarja: Janë djegur magazinat

8 Janar, 2026 9:59 pm
“Lënë kasetat që janë në punë”, Fevziu kritikon ministrat: Kam 7 raste të skeduara
-U tha në Opinion

“Lënë kasetat që janë në punë”, Fevziu kritikon ministrat: Kam 7 raste të skeduara

8 Janar, 2026 9:55 pm
Senati amerikan miraton rezolutë për të kufizuar Trumpin në Venezuelë
Bota

Senati amerikan miraton rezolutë për të kufizuar Trumpin në Venezuelë

8 Janar, 2026 9:29 pm
Vjosa doli nga shtrati dhe uji hyri në autostradën Vlorë-Fier, izolohen 6 fshatra
Aktualitet

Vjosa doli nga shtrati dhe uji hyri në autostradën Vlorë-Fier, izolohen 6 fshatra

8 Janar, 2026 9:00 pm
Evakuime në lagjen 5 Maji në Tiranë, tregtarët nxjerrin mallrat nga magazinat
Aktualitet

Evakuime në lagjen 5 Maji në Tiranë, tregtarët nxjerrin mallrat nga magazinat

8 Janar, 2026 8:48 pm
Evakuohen familjet e rrezikuara nga përmbytjet në Ferras
Aktualitet

Evakuohen familjet e rrezikuara nga përmbytjet në Ferras

8 Janar, 2026 8:29 pm
Tiranë/ Përfshihet nga flakët tregu i rrobave të përdorura te “5 Maji”
Aktualitet

Tiranë/ Përfshihet nga flakët tregu i rrobave të përdorura te “5 Maji”

8 Janar, 2026 7:34 pm
Kush ia sugjeroi Trumpit idenë e “blerjes” së Groenlandës?
Bota

Kush ia sugjeroi Trumpit idenë e “blerjes” së Groenlandës?

8 Janar, 2026 7:21 pm
Vjosa doli nga shtrati, uji hyn edhe në autostradën Vlorë-Levan
Aktualitet

Vjosa doli nga shtrati, uji hyn edhe në autostradën Vlorë-Levan

8 Janar, 2026 6:48 pm
Para
7 vendet e BE-Juncker: Evropa nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor

7 vendet e BE-Juncker: Evropa nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor

Inteligjenca irakiane tregon çfarë po planifikojnë liderët e ISIS

Inteligjenca irakiane tregon çfarë po planifikojnë liderët e ISIS

“Zgjedhje të parakohshme”, Kaso: Gati që nesër…

“Zgjedhje të parakohshme”, Kaso: Gati që nesër...

TE FUNDIT

Belinda Balluku e persekutuar politikisht? Debat mes Bylykbashit dhe Haxhiut

Belinda Balluku e persekutuar politikisht? Debat mes Bylykbashit dhe Haxhiut
8 Janar, 2026

Që prej 16 dhjetorit, ditë kur Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) kërkoi autorizim nga Kuvendi për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda...

Lexo më shumë

Zjarri masiv në Tiranë, Anduela Ristani flet nga vendngjarja: Janë djegur magazinat

Zjarri masiv në Tiranë, Anduela Ristani flet nga vendngjarja: Janë djegur magazinat
8 Janar, 2026

Kryetarja e deleguar e Bashkisë Tiranë, Anduela Ristani, foli para mediave për zjarrin në lagjen “5 Maji” në kryeqytet. “Jemi...

Lexo më shumë

“Lënë kasetat që janë në punë”, Fevziu kritikon ministrat: Kam 7 raste të skeduara

“Lënë kasetat që janë në punë”, Fevziu kritikon ministrat: Kam 7 raste të skeduara
8 Janar, 2026

Situata e ditëve të fundit anembanë Shqipërisë, por sidomos në pikat kritike të vendit ku ka pasur përmbytje si Durrësi,...

Lexo më shumë

Senati amerikan miraton rezolutë për të kufizuar Trumpin në Venezuelë

Senati amerikan miraton rezolutë për të kufizuar Trumpin në Venezuelë
8 Janar, 2026

Senati i SHBA-së, me shumicë republikane, miratoi një rezolutë për ta penguar presidentin Trump të ndërmarrë veprime të mëtejshme ushtarake...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com