Kryeprokurorja e Përkohshme në detyrë Arta Marku dhe prokurorja Fatjona Mençaj nuk e kanë ankimuar rezultatin e KLP-së. Kjo listë tashmë kryesohet nga prokurori Olsian Çela.
Lista me kandidatët për kryeprokuror do të dërgohet të mërkurën në Kuvend. Më pas Kuvendi ka një afat kohor prej 30 ditësh për të votuar Prokurorin e Përgjithshëm.
Nëse ky votim nuk realizohet dhe dështon atëherë emërimi i kryeprokurorit bëhet nga KLP. Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëron kandidatin që kryeson listën për prokuror të përgjithshëm./Opinion.al/