Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Jeppe Kofod tha se Danimarka po planifikon të mos lejojë rikthimin në vend të personave me nënshtetësi daneze që kanë luftuar për grupimet ekstremiste.
“Nuk iu kemi asnjë borxh luftëtarëve të huaj që shkuan në Siri dhe Irak për të luftuar për ISIS Prandaj po ndërmarrim masa për t’i penguar që të kenë mundësi për të kontaktuar me përfaqësitë diplomatike të Danimarkës”, tha Kofod.
Masa duhet të miratohet në Parlament, aty ku pritet se do të kalojë edhe nisma për t’i hequr në nënshtetësinë e dyfishtë luftëtarëve të huaj të grupeve ekstremiste.
Ndërkaq kjo lëvizje vjen pasi Turqia nisi të depërtonte luftëtarët e huaj të cilët kanë luftuar me Shtetin Islamik dhe mbahen nga autoritetet kurde në veri të Sirisë./Opinion.al