Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Durrës, Arjan Balliu, është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Balliu u përball në seancën dëgjimore të 11 nëntorit me KPK për një raport negativ financiar, dyshimet për konflikti interesi, fshehje pasurie dhe për deklarim të rremë.
Ndërkohë, gjyqtari nuk i ka pranuar gjetjet e KPK dhe ka kërkuar rivlerësim në të 3 shtyllat kryesore të “Vettingu’. Por, duke u nisur nga të dhënat e marra gjatë verifikimeve të bëra në tre shtyllat e parashikuar për hetimin në Vetting, Komisionin i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot shkarkimin e Balliut./ Opinion.al