Presidenti Ilir Meta nuk ishte i pranishëm në stadium mbrëmjen e djeshme për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Francë, ndeshje kjo që përfundoi me fitoren e miqve.
Ndërkohë, përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta ka zbuluar dhe arsyen përse nuk ka shkuar në stadium, duke mos marrë pjesë në inaugurimin e tij.
Presidenti është shprehur se nuk ka shkuar në stadium për shkak të ndërrimit të emrit të tij, nga “Qemal Stafa” në “Air Albania Stadium” .
Postimi i Metës
Të dashur tifoza Kuq e Zi!
Sot keni shkëlqyer me entuziazmin tuaj të pandalshëm, duke treguar se tifozët më të mirë janë ata që brohorasin ekipin edhe më shumë kur është në disavantazh. Sot nuk isha dot midis jush sepse jam i palumtur për heqjen e padrejtë të emrit të stadiumit tonë kombëtar për arsye komerciale! Por kjo nuk do të thotë se nuk do vij në të ardhmen. Pasi ne të gjithë do themi si gjithmonë: “Do shkojmë në Qemal Stafa!”
Shpresojmë të mos dëgjojmë ndonjë iniciativë të marrë për t’i ndërruar emrin dhe vendit për arsye komerciale.
Nderim për të gjithë ata që luajtën me nder me fanellën kuqezi në “Qemal Stafa” për mëse shtatë dekada! ???/ Opinion.al