Pesë persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia, në zonën e Devollit.
Të veshur me uniforma policie, ata po tentonin të kalonin në shtetit grek rreth 40 kg kanabis, ndërsa iu janë sekuestruar edhe 18.550 Euro.
“Policët”, ata po tentonin të kalonin lëndën narkotike përmes kufirit të gjelbër në fshatin Kurilë, Devoll.
Por trafikantët janë pikasur nga shërbimet Frontex dhe më pas është njoftuar policia kufitare.
Policia thotë se vijon hetimet për grupin kriminal si dhe për të arrestuar dy të tjerët që janë në kërkim. / Opinion.al