Një 34-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i 12 i një hoteli në Tiranë.
Policia njofton se ngjarja e rëndë ka ndodhur më 14 nëntor, ndërsa nga kqyrja e pamjeve filmike rezultoi se 34-vjeçarja G. V., banuese në Tiranë, vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe në kushte të rënduara psikologjike është vetëhedhur nga shkallët e emergjencës të hotelit.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me ngjarjen, ku më datë 14.11.2019, u gjet një shtetase e pajetë në shkallët e emergjencës së një hoteli në Tiranë, nga veprimet të kryera nga grupi hetimor si dhe kqyrja e pamjeve filmike rezultoi se:
Turpi i pajetë i përkiste shtetases G. V.,34 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor, ku në kushte të rënduara psikologjike është vetëhedhur nga kati i 12-të i shkallëve të emergjencës të hotelit, për pasojë ka ndërruar jetë.
Materialet u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme.