Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emri i stadiumit të ri dhe kontrata, FSHF: Ja emërtimet e tribunave

2019/11/15 at 8:29 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Emri i stadiumit të ri dhe kontrata, FSHF: Ja emërtimet e tribunave

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar qytetarët ditën e sotme në lidhje se çfarë emri do të mbajë zyrtarisht stadiumi në Tiranë.


Sipas njoftimit të FSHF-së, në procesin e zgjedhjes së emrit, pati dy oferta, dhe 4 shprehje interesi, ku kompanitë që paraqitën ofertat ishin “Air Albania” dhe “Bolv Oil”.

FSHF shprehet se në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, njofton se zgjodhi shoqërinë “Air Ailbania”, ku me të është nënshkruar një kontratë 5-vjeçare, që emri i stadiumit të quhet “Air Albania Stadium”.

Po ashtu, janë bërë me dije dhe emrat e katër tribunave, ku tribuna qendrore do të mbajë emrin “Qemal Stafa”, ajo lindore do të quhet “Panajot Pano”, tribuna veriore do të quhet “Fatmir Frashëri”, ndërsa ajo jugore “Vasillaq Zëri”.

Në reagimin e FSHF, thuhet se të ardhurat nga kjo kontratë do të ndihmojnë në mirëmbajtjen e këtij kompleksi dhe modernizimin e stadiumit. “Air Albania Stadium” pritet të inauguruohet ditën e dielë, kur do të luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës.

Njoftimi i FSHF

Qendra Sportive Kuq e Zi Sha njofton opinionin publik për përfundimin e procesit të përzgjedhjes së partnerit për të drejtat e emrit të stadiumit.

Në këtë proces pati 2 oferta financiare konkrete dhe 4 shprehje interesi. Ofertuesit ishin kompania ajrore Air Albania dhe kompania e njohur e karburanteve Bolv Oil.

Këshilli i Administrimit i Qendra Sportive Kuq e Zi sha, në vlerësim të ofertave vendosi të përzgjedh shoqerinë Air Albania Shpk, përzgjedhje e cila u aprovua nga Asambleja e Përgjithshme e Aksionarëve (75% Federata Shqiptare e Futbollit dhe 25% Ministria e Financave dhe Ekonomisë).

Përfitojmë nga rasti të falenderojmë gjithashtu edhe kompanitë Bolv Oil, Sigal Uniqa Group Austria dhe Vodafone Albania për shprehjen e interesit për të qenë edhe ata sponsor të stadiumit të ri.

Dje u nënshkrua kontrata e sponsorizimit mes palëve Qendra Sportive Kuq e zi dhe Air Albania, sipas të cilës kompania ajrore Air Albania do të ketë të drejtën e vënies së emrit ‘Air Albania Stadium’.

Pra që nga sot e deri në përfundim të kontratës 5 vjecare stadiumi do të quhet Air Albania Stadium.

Shoqëria Air Albania shpk është krijuar në vitin 2018, me aksioner kryesor Turkish Airlines (49%), duke qenë në këtë mënyrë përfaqësuesi zyrtar i gjigandit botëror të fluturimeve në tregun shqiptar. Shteti shqiptar gjithashtu zotëron 10% të aksioneve të shoqerise, me anë të Albcontrol Sha.

Ndërkaq Këshilli i Administrimit dhe Asambleja e Përgjithshme e Aksionerëve të Qendra Sportive Kuq e zi ka vendosur që Tribunat e stadiumit të marrin emrat e personaliteve të historisë dhe të futbollit Shqiptar, si vijon:

– Tribuna qendrore do të emërtohet – Tribuna Qemal Stafa.

– Tribuna Lindore(Ballore) do të emërtohet – Tribuna Panajot Pano.

– Tribuna Veriore do të emërtohet Tribuna Fatmir Frashëri.

– Tribuna Jugore do të emërtohet Tribuna Vasillaq Zëri.

Në këtë mënyrë jo vetëm respektohen këto personalitete të shquar, por edhe mbahet gjallë përgjithmonë kujtesa historike e stadiumit të vjetër.

Ne e vlerësojmë këtë marrëveshje të arritur me Air Albania si një ndihmëse të rëndësishme për mirëmbajtjen në standarde bashkëkohore të këtij kompleksi, dhe aspak si një marrëveshje biznesi. Të ardhurat që do gjenerohen nga kjo kontratë do jenë të dedikuara për shpenzimet e mirëmbajtjes dhe për moderniziminin e stadiumit me të rejat më të fundit të teknologjisë.

Inaugurimi i shtëpisë së re moderne të Futbollistëve Kuq e Zi është padyshim një moment historik dhe i gëzueshëm për të gjithë.

Ju ftojmë në “Air Albania Stadium” për të mbështetur kombëtaren dhe njëkohësisht për të parë nga afër ndryshimin e madh./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Protestuesi i 6 Janarit padit Donald Trump për 40 trilionë dollarë
Bota

Protestuesi i 6 Janarit padit Donald Trump për 40 trilionë dollarë

30 Shtator, 2025 10:21 am
Zgjidhet anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese
Bota

Zgjidhet anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese

30 Shtator, 2025 10:02 am
SHBA deportojnë 100 iranianë pas marrëveshjes me Teheranin
Bota

SHBA deportojnë 100 iranianë pas marrëveshjes me Teheranin

30 Shtator, 2025 9:46 am
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Konfliktohet me 40-vjeçarin e përplas dhe me makinë, arrestohet një person në Fier

30 Shtator, 2025 9:26 am
Plani i paqes për Gazën/ Liderët në Lindjes së Mesme dhe Evropës e mirëpresin
Bota

Plani i paqes për Gazën/ Liderët në Lindjes së Mesme dhe Evropës e mirëpresin

30 Shtator, 2025 8:04 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 30 shtator 2025

30 Shtator, 2025 8:00 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

30 Shtator, 2025 7:58 am
Bojaxhi: Çmimet e produkteve i kemi shumë më të larta se vendet e tjera të rajonit
-U tha në Opinion

Bojaxhi: Çmimet e produkteve i kemi shumë më të larta se vendet e tjera të rajonit

29 Shtator, 2025 11:16 pm
I vendoset tritol makinës së kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë
Kronikë

Hidhet në erë makina e administratorit të Fushë-Krujës

29 Shtator, 2025 10:38 pm
Lufta në Gaza, zbardhen 20 pikat që do i japin fund luftës
Bota

Lufta në Gaza, zbardhen 20 pikat që do i japin fund luftës

29 Shtator, 2025 10:31 pm
Para
Turqia dëbon mbi 50 mijë emigrantë nga Stambolli

Turqia dëbon mbi 50 mijë emigrantë nga Stambolli

Dialogu Kosovë-Serbi dhe reformat, Hahn takon Albin Kurtin

Dialogu Kosovë-Serbi dhe reformat, Hahn takon Albin Kurtin

Diplomati bullgar:Shqipërinë dhe Maqedoninë e V.po i shtyjmë drejt Rusisë

Pas kritikave, Franca paraqet në Bruksel draftin për zgjerimin e BE
















TE FUNDIT

Protestuesi i 6 Janarit padit Donald Trump për 40 trilionë dollarë

Protestuesi i 6 Janarit padit Donald Trump për 40 trilionë dollarë
30 Shtator, 2025

Jacob Chansley, i njohur si “QAnon Shaman” për shkak të kostumit me brirë që veshi gjatë sulmit në Kongresin amerikan...

Lexo më shumë

Zgjidhet anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese

Zgjidhet anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese
30 Shtator, 2025

Asim Vokshi do të jetë anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese. Me detyrë në Gjykatën e Lartë, Asim Vokshi...

Lexo më shumë

SHBA deportojnë 100 iranianë pas marrëveshjes me Teheranin

SHBA deportojnë 100 iranianë pas marrëveshjes me Teheranin
30 Shtator, 2025

Shtetet e Bashkuara po deportojnë rreth 100 iranianë përsëri në Iran, raportoi të hënën gazeta The New York Times, duke cituar dy zyrtarë...

Lexo më shumë

Konfliktohet me 40-vjeçarin e përplas dhe me makinë, arrestohet një person në Fier

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
30 Shtator, 2025

Një sherr i çastit në Fier ka degjeneruar deri në përplasjen e qëllimshme me automjet të një 40-vjeçari nga personi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com