Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me ngërçin për ngritjen e Gjykatës Kiushtetuese.
E ndodhur në një vizitë në SHBA, kryemadhi është shprehur për “Zërin e Amerikës”, se mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese ka sjellë këtë rezultat që kemi sot.
Kryetarja e LSI, ajo komentoi vendimin për Arta Vorpsin, duke thënë se botimin e vendimit të KED në Fletoren Zyrtare, e ka bërë drejtoresha e qendrës së botimeve, e cila është bashkëshortja e avokatit të njohur Maks Haxhia, që ka mbrojtur edhe ish-ministrin Saimir Tahiri.
“Dua të përgëzoj që filloi lëvizja për të krijuar institucionin më të rëndësishëm në Shqipëri. Mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese ka sjellë këtë rezultat që kemi sot, zgjedhje moniste, opozitën jashtë parlamentit, një sistem drejtësie që kërkohet të kapet nga qeveria dhe një stanjacion dhe depopullim të Shqipërisë. Me çfarë të drejte z.Dvorani boton vendimet e KED në Fletore Zyrtare. Kush ia ka bërë këtë gjë? Cila është lidhja me drejtoreshën e qendrës së botimeve, bashkëshortja e Maks Haxhisë? A ka një lidhje me avokatin e ish-ministrit Tahiri? Zonjën Vorpsi e ka shpallur gruaja e Maks Haxhisë, i cili është avokat i Saimir Tahirit. Gjykata Kushtetuese u ngrit, ka shumë çështje për të diskutuar”, tha ndër të tjera Kryemadhi./ Opinion.al