Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministri i jashtëm gjerman: Po luftojmë për çeljen e negociatave

2019/11/13 at 10:00 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Ministri i jashtëm gjerman: Po luftojmë për çeljen e negociatave

Deutsche Welle: Refuzimi i fillimit të premtuar të bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, është një moment i hidhur për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Por edhe për Gjermaninë, e cila është angazhuar shumë në Ballkanin Perëndimor me anë të Procesit të Berlinit, duke e mbështetur fillimin e bisedimeve për të dy vendet. Ju jeni duke shkuar tani në Shkup për t’ i shprehur solidaritetin gjerman rajonit. Çfarë do të ofroni konkretisht atje?


Heiko Maas: Për Gjermaninë është e qartë: Vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë integrale e Europës dhe e ardhmja e tyre është në Bashkimin Europian. Një pjesë e konsiderueshme e vendeve të BE, e mbështesin fillimin e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sepse kjo është edhe në interesin tonë strategjik. Por për këtë çështje na duhet unanimiteti brenda BE-së, dhe për të arritur këtë jemi duke punuar. Gjermania është duke luftuar me të gjitha forcat, për të arritur një qëndrim të përbashkët në BE, që bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të fillojnë shpejt. Unë dua edhe një herë ta bëj këtë gjë të qartë në Shkup.

Deutsche Welle: Nuk duket që Franca, Presidenti Macron, dhe kundërshtarët e tjerë të zgjerimit të kenë ndër mend të ndryshojnë mendimin. Cila është strategjia juaj për Ballkanin Perëndimor nëse BE vazhdon ta bllokojë zgjerimin? Çfarë do të bëjë Gjermania?

Heiko Maas: Forca e Bashkimit Europian ekziston në faktin se në fund ne gjithnjë gjejmë një zgjidhje, edhe kur temat janë të vështira. Unë jam i sigurt, se ne do ia dalim edhe kësaj herë. Presidenti Macron, ka shpjeguar se krah vazhdimit të reformave në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, i domosdoshëm është edhe reformimi i procesit të zgjerimit në BE. Për këtë ne do të zhvillojmë javën e ardhshme bisedime intensive në BE.

Por, njëkohësisht edhe Shqipëria e Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojnë pa ndalur procesin e reformave, në mënyrë që të arrijnë suksese të tjera. Sidomos tani duhet që nëpërmjet sukseseve të binden edhe ata skeptikë që kanë mbetur. Gjermania do të angazhohet që të mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE.

Deutsche Welle: Çfarë prisni të bëjnë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në këtë situatë të vështirë? Sepse në fund edhe “po” -ja e Francës dështoi gjatë vlerësimit të proceseve reformuese të dy vendeve…

Heiko Maas: Unë dua t’u jap zemër Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si edhe vendeve të tjera të rajonit që të vazhdojnë me konseguencë kursin reformues edhe për një arsye tjetër: Reformat nuk shërbejnë vetëm për afrimin me BE, ato janë të rëndësishme sepse janë në dobi të njerëzve. Forcimi i shtetit të së drejtës, luftimi me vendosmëri i korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar janë detyrat kryesore të çdo qeverie, që do të ardhmen e vendit të vet. Edhe opozita mban përgjegjësi. Konkurenca politike dhe idetë konkuruese, që janë të zakonshme dhe të domosdoshme në demokraci nuk duhet ta paralizojnë zhvillimin e vendit.

Deutsche Welle: Kryeministri maqedono-verior, Zoran Zaev e pati lidhur fatin politik tl tij me fillimin e bisedimeve të pranimit. Tani vendi ndodhet para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE, e cila refuzon hapur Marrëveshjen e Prespës, ka marrë shumë pikë në prognoza. Do të thotë kjo se kjo parti do të anullojë marrëveshjen nëse vjen sërish në pushtet? Çfarë do të bëni për ta penguar këtë gjë?

Heiko Maas: Marrëveshja e Prespës quhet me të drejtë marrëveshje historike. Maqedonia e Veriut dhe Greqia shuan me të një konflikt që zgjati gati tre dekada. Marrëveshja hapi derën për afrimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut. Kështu të dy vendet u kthyen në shembull për rajonin e më gjerë. Ato treguan se edhe konflikte, që mendohet se janë të pazgjidhshme mund të zgjidhen me forcë udhëheqëse, guxim dhe largpamësi dhe se kompromiset e vështira janë të mundshme. Shumë shpejt ne do të mirëpresim Maqedoninë e Veriut si vendin e 30-të anëtar të NATO-s. U hoq kështu edhe një pengesë në rrugën drejt BE. Unë nuk e imagjinoj dot që dikush mund ta shkatërrojë këtë shanc, sepse në nivel ndërkombëtar Maqedonia e Veriut do të futej kështu në qorrsokak.

Deutsche Welle: Aq sa e kënaqur është Gjermania për procesin e reformave të Shkupit, aq të vështirë e ka që të arrijë një konsensus sa i përket Shqipërisë. Ka një vit që Shqipëria ndodhet në krizë të thellë në politikën e brendshme, zgjidhja e të cilës nuk duket të vijë: Opozita bojkoton parlamentin dhe kërkon zgjedhje të reja. Reformimi i ligjit të zgjedhjeve është një nga kushtet që Gjermania i ka vendosur Shqipërisë për të hapur perspektivat e pranimit në BE… Por në këtë fushë nuk shihet ndonjë lëvizje. A mos duhet korrigjuar vendimi pozitiv që është marrë për Shqipërinë?

Heiko Maas: Vendimi ynë për të mbështetur bisedimet e pranimit me Shqipërinë ishte i drejtë. Ai u rekomandua edhe nga Komisioni i BE. Po ashtu është formuluar qartë çka priten ende nga hapat reformues që duhen hedhur.

Reforma në fushën e drejtësisë, me të cilën Shqipëria po tregon një shembull të mirë në rajon është në rrugën e duhur. E rëndësishme është që tani të gjithë të kontribuojnë që Gjykata Kushtetuese të fillojë pa u vonuar punën. Edhe reformimi i ligjit të zgjedhjeve do të diskutohet me të gjitha forcat politike dhe shoqërinë civile. Ne jemi të sigurt, se për reformat që kanë të bëjnë me rekomandimet e OSBE/ODIHR mund arrihet marrëveshje pa humbur kohë. Parlamenti është vendi ku zhvillohen konfrontimet politike. Tani duhen propozime konstruktive dhe bashkëpunime serioze në interes të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj.

Deutsche Welle: A nuk do të ishte më mirë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të trajtohen të ndara?

Heiko Maas: Në procesin e pranimit çdo vend gjykohet sipas punës që ka bërë. Duke pasur parasysh hapat e sukseshshëm refomues, Komisioni Europian vendosi që në vitin 2018 se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë plotësuar kushtet për fillimin e bisedimeve. Kështu që Komisioni dha rekomandimin që të fillonin bisedimet e pranimit me të dy vendet. Në maj të 2019, Komisioni përsëriti vlerësimet dhe rekomandimet. Qeveria gjermane i dërgoi vlerësimet e veta Komisionit Europian dhe kërkoi në Këshill fillimin e bisedimeve të pranimit me të dy vendet. Ky vazhdon të jetë qëndrimi ynë.

Deutsche Welle: Mbas takimit të fundit të nivelit të lartë të BE shumë vetë thonë se BE nuk i mbajti premtimet dhe se zgjerimi i BE nuk ka mbështetje. Kështu që ka filluar të flitet për koncepte të reja për rajonin si mini-Shengen, modeli norvegjez, etj. Si i vlerësoni këto alternativa të tjera kundrejt integrimit në BE?

Heiko Maas: Ne nuk shohim të ketë alternativa të tjera përveç procesit të pranimit në BE, nëse duam që të ruajmë interesin për reforma serioze dhe të qëndrueshme, si për shembull në fushën e shtetit ligjor. A mund të përmirësohet procesi ekzistues? Kjo është një çështje tjetër.

Përmirësimi i bashkëpunimit rajonal plotëson procesin e pranimit në BE. Forcimi i marrëdhënieve të fqinjësisë dhe bashkëpunimi ekonomik janë në favor të secilit prej gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ato e bëjnë Ballkanin Perëndimor në përgjithësi më interesant. Me procesin e Berlinit ne mbështesim prej vitesh këto përpjekje dhe kemi arritur shumë, si për shembull kemi krijuar organizatën rajonale të të rinjve RYCO, dhe praktikisht, kemi ulur tarifat për roaming.

Deutsche Welle: Ndërkohë që BE është e përçarë dhe e paralizuar kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, duke humbur kështu besueshmërinë dhe forcën rrezatuese, SHBA është duke u bërë edhe më aktive. Ideja e këmbimit të territoreve midis Serbisë dhe Kosovës është kthyer në tavolinë. Çfarë është duke bërë Gjermania dhe Europa kundër kësaj, dhe si e vlerësoni ju angazhimin rus në rajon?

Heiko Maas: Bashkimi Europian mbështet perspektivën e një jete në liri, siguri dhe mirëqënie relative. Askush nuk ofron ndonjë model tjetër që të konkurojë këtë model. Krah kësaj, BE është donatori më i madh në rajon me miliardat e ndihmës që jep dhe infstrumentat e shumtë këshillues. Përveç nivelit europian, Gjermania angazhohet me shuma qindramilionëshe edhe në bashkëpunimin bilateral.

Sa i përket idesë së këmbimit të territoreve ose ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, ne nuk mendojmë se kjo kontribuon për stabilitetin në rajon. Ajo që mbështesim ne është rifiilimi i shpejtë i dialogut të ndërmjetësuar nga BE, duke pasur si synim një marrëveshje të gjithanshme që t’i mundësojë të dy vendeve afrimin me BE.

Ne dëshirojmë një bashkëpunim konstruktiv me Rusinë, edhe nëse kemi ndryshime pikëpamjesh. Ne e kuptojmë po ashtu se është e rëndësishme që të ruhen marrëdhëniet e mira dhe lidhjet kulturore. Kjo nuk është në kundërshtim me antarësimin në BE. /Burimi: DW



Ju sugjerojmë

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
Aktualitet

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

7 Qershor, 2025 10:27 am
Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

7 Qershor, 2025 10:18 am
Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!
Sport

Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!

7 Qershor, 2025 10:10 am
Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar
Rajoni

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar

7 Qershor, 2025 9:59 am
Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike
Bota

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike

7 Qershor, 2025 9:48 am
Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
Kryesore

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:34 am
Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?
Bota

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?

7 Qershor, 2025 9:19 am
Para
Arta Marku: Nuk kam realizuar pritshmëritë e publikut për disa hetime

Arta Marku: Nuk kam realizuar pritshmëritë e publikut për disa hetime

Izraeli vijon sulmet në Rripin e Gazës

Izraeli vijon sulmet në Rripin e Gazës

1914/ Faik Konica flet për Princ Vidin dhe qëndrimin ndaj Austro-Hungarisë

1914/ Faik Konica flet për Princ Vidin dhe qëndrimin ndaj Austro-Hungarisë
















TE FUNDIT

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme 7 qershor, në orën 20:45, Shqipëria do të përballet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ me Serbinë. Policia...

Lexo më shumë

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
7 Qershor, 2025

Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ksamil, ku 5 persona u konfliktuan për një vend parkimi....

Lexo më shumë

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
7 Qershor, 2025

Jashtë një kafeneje, pak metra larg ”Arenës Kombëtare”, dy burra qëndronin mbi karrige dhe po rregullonin dy flamurë në një...

Lexo më shumë

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
7 Qershor, 2025

Porti i Durrësit mirëpriti mëngjesin e sotëm kroçerën turistike “MV Deutschland”, me 463 pasagjerë në bord, shumica prej të cilëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com