Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/“Dashuri, Shpresë, Dritë”, rrëfimi i dhimbshëm i Anxhela Martinit

2019/11/13 at 9:44 AM
në Emisionet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Video/“Dashuri, Shpresë, Dritë”, rrëfimi i dhimbshëm i Anxhela Martinit

“Dashuri, Shpresë, Dritë” titullohet libri i modeles shqiptare Anxhela Martini, i cili vjen si një rrëfim për të kaluarën e saj si dhe të nënës së saj. E ftuar në emisionin “Opinion” me drejtues Blendi  Fevziun, Martini, ndau gjatë intervistës subjektin e librit, i cili është e kaluara e dhimbshme dhe e vështirë jo vetëm e saj, por kryesisht e nënës së saj.


I publikuar në fillim në anglisht tashmë “Dashuri, shpresë, dritë” është publikuar edhe në shqip. Rrëfimi i Martinit nis me martesën e parë të së ëmës në moshën 20-vjeçare dhe vijon me lindjen e vëllait të saj të madh e më pas divorcin. Mirëpo siç rrëfehet në libër e ëma u martua sërish me bashkëshortin e parë dhe pasi lidhja e tyre nuk funksiononte më u ndanë përfundimisht.

“Ajo ka qenë shumë e paragjykuar. Mamaja ka bërë gjëra të vështira në kohën e komunizmit dhe unë e adhuroj për këtë fakt,”-thotë Martini.

Ndonëse ndihej e paragjykuar sërish nëna e modeles së njohur vijoi rrugën e saj. Në libër tregohet rreth martesës së dytë të nënës së saj, pikërisht me babain e Martinit me të cilin kishin një diferencë moshe prej 10 vitesh, ku ai ishte më vogël. Megjithatë martesa e tyre nuk po funksiononte mirë dhe i ati vendosi të emigroj në Zvicër.

Kështu që ata u vendosën të tre në një kamp në Zvicër, por ndonëse Anxhela ka qenë vetëm 4 –vjeç dhe nuk e kujton mirë atë kohë, ajo di prej nënës së saj që jetonin në kushte jo të mira dhe për këtë arsye vendosën që të kthehen në Shkodër, deri sa i ati të stabilizohej. Kështu Anxhela dhe nëna e saj u kthyen në Shkodër ku modelja jetoi vitet e fëmijërisë deri në moshën 10-vjeçare. Sipas saj ato ishin vitet më të bukura pasi ishte e rrethuar nga dashuria e të afërmve dhe miqve.

“Kam pas shumë dashuri, kam patur liri, kam patur kushërinjtë e mi, shkollën, gjyshërit. Nuk e ndjeja situatën e mjerimit atëherë, nuk e kuptoja, të gjitha dëshirat që kisha mi plotësonin,”-tha ajo. Në vijim të rrëfimit Martini tregon se cila ishte ngjarja e frikshme që ndodhi në vitin 1996, çka e bëri të ëmën të merrte vendimin për t’a dërguar tek babai i saj në Zvicër.

Një ditë teksa ishte duke luajtur me një shoqen e saj një burrë i afrohet dhe i bën disa pyetje rreth familjes e më pas i thotë të shkojë me të për t’i blerë akullore. Anxhela rrëfen se pak më tutje ajo dalloi një makinë që e priste me një burrë tjetër brenda dhe e kuptoi që do ta rrëmbenin, për këtë arsye i kafshoi dorën burrit që kishte përballë dhe u largua. Por duket se vuajtjet nuk kishin përfunduar për modelen. Pasi shkoi tek i ati në Zvicër ajo tregon se u përball me gruan e dytë të tij një zvicerane,e cila sipas Martinit e keqtrajtonte, duke e krahasuar veten me përrallën e “Borëbardhës”.

Për arsyen se i ati nuk e besonte, Anxhela vendosi të mos tregonte asgjë rreth keqtrajtimeve.

“Njerka nuk më donte. Jo vetëm tek ngrohtësia, por mashtrimet, shpikjet. Babai nuk më besonte në fillim edhe atëherë unë e lashë këtë punë dhe e kam mbajtur sekret derisa jam bërë 18 vjeçe derisa ja tregova nënës sime”, -tha Martini. Gjithashtu gruaja e dytë e bashkëshortit ia kishte ndaluar përmes autoriteteve në Zvicër ardhjen e nënës së Anxhelës tek e bija. 9 muaj kaluan pa u takuar dhe pa folur me njëra-tjetrën.

E teksa e dëshpëruar nëna e Anxhelës kërkonte një zgjidhje për të shkuar në Zvicër dhe takuar të bijën, një nxënësja e saj e adresoi tek i vëllai, i cili jetonte në Zvicër. Ai njihte tek vendi i tij i punës, një burrë zviceran të pamartuar dhe i tregoi për nënën e Anxhelës.

Në fillim atij iu duk e çuditshme të martohej me dikë që nuk njihte, por pasi mësoi historinë e saj vendosi për po, pavarësisht të gjithave do të ndihmonte një nënë. Anxhela tregon që kur ata janë parë për herë të parë në aeroport ka qenë dashuri me shikim të parë dhe tashmë kanë më shumë se 20 vjet së bashku.

Mirëpo babai nuk donte që Anxhela të jetonte me të ëmën dhe e paralajmëroi për diçka të tillë. Për të mos shkaktuar probleme Anxhela asokohe 11-vjeçe i tha të ëmës se nuk donte të jetonte me të. Në moshën 18-vjeçare ajo vendosi të krijojë jetën e saj dhe të largohej nga shtëpia.

Në libër gjithashtu rrëfehet historia sesi ajo nisi hapat e para të modelingut, profesion të cilit e ka patur pasion që në moshë të vogël. Këtë libër e ëma e ka pritur shumë e emocionuar, ndërsa për të atin shumë gjëra do të jenë surprizë, të rrëfyera pas kaq vitesh.

Përmes këtij rrëfimi të ndjerë modelja kërkon të bëjë dhe një apel për të gjitha gratë që kur e shohin që jeta e tyre nuk po shkon si duhet në një marrëdhënie të kenë guxim dhe t’a lënë atë lidhje për të mos vuajtur më dhe gjithashtu të mos mendojnë se çfarë do të mendojnë të tjerët. Libri i modeles Anxhela Martini do të jetë në Panairin e Librit, i cili çel siparin ditën e sotme./Opinion.al/

 

Etiketa: anxhela martiniinterviste


Ju sugjerojmë

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
Rajoni

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

7 Qershor, 2025 3:46 pm
Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
Bota

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

7 Qershor, 2025 3:29 pm
Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
Bota

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

7 Qershor, 2025 3:18 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Para
Foto/ Përmbytjet apokaliptike, dy të vdekur në Venecia

Foto/ Përmbytjet apokaliptike, dy të vdekur në Venecia

Opinion/ Çfarë do të ndodhë me Unazën e Re?

Opinion/ Çfarë do të ndodhë me Unazën e Re?

Ministri i jashtëm gjerman: Po luftojmë për çeljen e negociatave

Ministri i jashtëm gjerman: Po luftojmë për çeljen e negociatave
















TE FUNDIT

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
7 Qershor, 2025

Pesë persona janë arrestuar në Kosovë si të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb, ndërsa njëri prej tyre ka...

Lexo më shumë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
7 Qershor, 2025

Forcat e armatosura të Gjermanisë i kanë tre vjet për t’i blerë pajisjet e nevojshme, në mënyrë që të mund...

Lexo më shumë

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
7 Qershor, 2025

Zjarrfikësit duke tentuar të shuajnë zjarrin në një ndërtesë të goditur me dronin rus në Harkiv më 7 qershor. Rusia...

Lexo më shumë

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
7 Qershor, 2025

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se qytetari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com