Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vijon debati për Kushtetuesen, Ruçi mbledh Këshillin e Legjislacionit

2019/11/11 at 11:28 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vijon debati për Kushtetuesen, Ruçi mbledh Këshillin e Legjislacionit

Debati për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese vazhdon sot në seancën parlamentare.


Kryetari i Kuvendit ka vendosur të mbledhë Këshillin e Legjisalcionit për të diskutuar kushtetutshmërinë e procesit.

“Kam kërkuar që të thirret këshilli i legjislacionit mbi kushtetuetshmërisë. Në kuvend nuk mund të diksutohet rreth kandidaturave. Janë diskutuar kur kanë aplikuar, nga organi i emërtesës (KED). Kuvendi vetëm voton. Këshilli i legjislacionit do të diskutojë kushtetuetshmërinë”, tha Ruçi.

Por pse ka ende pikëpyetje mbi procesin?

Përpara nisjes së seancës së sotme Presidenti Ilir Meta dërgoi një mesazh për deputetët duke iu kërkuar të lexojnë Kushtetutën përpara se të veprojnë sot. Disa ditë më parë ai i kërkoi KED të pezullojë procesin e zgjedhjes së kandidaturës për Gjykatën Kushtetuese pasi sipas tij radhën për tu shprehur e ka Kuvendi.

Sipas Kushtetutës anëtarët e Gjykatës Kushtetuese emërohen sipas radhës nga Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë. Më 15 tetor Presidenti zgjodhi Besnik Muçin si anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese. Në lidhje me emërimin e vakancës së dytë ai nuk u shpreh pasi radhën e ka Kuvendi.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e mazhorancës, konkretisht kryetari i Komisionit të ligjeve, Ulsi Manja tha se ligji për Gjykatën Kushtetuese e zgjidh situatën nëse institucioni i presidentit nuk shprehet duke emëruar anëtar automatikisht të renditurin e parë në listën që dorëzon KED, në rastin konkret Arta Vorpsin.

Në seancën e sotme Kuvendi e ka marrë të mirëqenë emërimin e Vorpsit në Kushtetuese por ajo nuk mund të marrë detyrën pa u dekretuar nga Presidenti. Në listën me 3 kandidatë që ka dërguar KED për njërën nga vakancat (1-Arta Vorpsi, 2-Elsa Toska, 3-Besnik Muçi) dy nga tre kandidatët janë tashmë të emëruar kështu që Kuvendi ka vetëm një mundësi zgjedhjeje. E njëjta situatë paraqitet edhe për vakancën e dytë. Këtë gjë e pranoi edhe Ulsi Manja gjatë fjalës së tij në Kuvend kur pranoi se do të votohet vetëm për dy zonja.

“Doja t’i bëja një pyetje presidentit: E supozojmë se do të zbatojmë radhën. Të parin e ka dekretuar presidenti, të dytin po e votojmë ne sot, radha nuk i shkon presidentit për të tretin, e ka gjykata e Lartë por që nuk e voton dot. Atëherë çfarë do bëjmë sipas presidentit do bllokojmë Gjykatën Kushtetuese dhe për një vit? Arsyetimi i presidentit nuk është dashamir por dashakeq. Është momenti që këto dy zonja që do t’i votojmë pak më vonë t’i mbështesim.”- tha Manja.

Por sipas Kushtetutës që një institucion të zgjedhë anëtarin e Gjykatës Kushtetuese duhet të ketë të paktën 3 kandidatura dhe nëse do të konsiderohen të tilla ato që tashmë janë emëruar kjo është një cështje që duhet interpretuar nga institucionet përkatëse që në fakt është Gjykata Kushtetuese e cila nuk funksionon. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Hodhën Kushtetutën dhe bidonë drejt Ramës, përjashtohen dy deputetë të PD
Politikë

Hodhën Kushtetutën dhe bidonë drejt Ramës, përjashtohen dy deputetë të PD

19 Shtator, 2025 11:19 am
Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”
Aktualitet

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

19 Shtator, 2025 10:19 am
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Kronikë

Aksident i rëndë në Vorë, një i vdekur dhe dy të plagosur

19 Shtator, 2025 10:00 am
Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika
Bota

Macron: Franca do e njohë Palestinën për të izoluar Hamasin

19 Shtator, 2025 9:14 am
Helikopteri i Trump bën ulje emergjente gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar
Bota

Helikopteri i Trump bën ulje emergjente gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar

19 Shtator, 2025 9:14 am
“Lista e zezë”/ Rama: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt
Aktualitet

Regjistrimi digjital i pronave, Rama: Shërbime më të shpejta përmes e-Albania

19 Shtator, 2025 8:14 am
Shpërthim me eksploziv pranë banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu
Aktualitet

Shpërthim me eksploziv pranë banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu

19 Shtator, 2025 8:11 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

19 Shtator, 2025 8:06 am
A do të rikandidojë për kryetar të PD? Berisha: Nuk ka tërheqje….
-U tha në Opinion

A do të rikandidojë për kryetar të PD? Berisha: Nuk ka tërheqje….

18 Shtator, 2025 10:38 pm
Berisha: Rama diskriminon veriun, nuk investon
-U tha në Opinion

Berisha: Rama diskriminon veriun, nuk investon

18 Shtator, 2025 10:25 pm
Para
Zjarret, këto vende në Australi shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

Zjarret, këto vende në Australi shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

Basha: Biznesi në gjendje mbijetese, ja vizioni ynë

Basha: Biznesi në gjendje mbijetese, ja vizioni ynë

Kërcënoi me armë bashkëshorten, arrestohet 53-vjeçari në Shkodër

Kërcënoi me armë bashkëshorten, arrestohet 53-vjeçari në Shkodër
















TE FUNDIT

Hodhën Kushtetutën dhe bidonë drejt Ramës, përjashtohen dy deputetë të PD

Hodhën Kushtetutën dhe bidonë drejt Ramës, përjashtohen dy deputetë të PD
19 Shtator, 2025

Incidentet e një dite më parë në sallën e Kuvendit, teksa kryeministri Rama do të prezantonte programin qeverisë iu ka...

Lexo më shumë

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”
19 Shtator, 2025

Janë betuar përpara presidentit Bajram Begaj ministrat e rinj të kabinetit qeveritar të kryeministrit Edi Rama. Presidenti Begaj lexoi dekretin dhe...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Vorë, një i vdekur dhe dy të plagosur

62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
19 Shtator, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:30, në dalje të Vorës. Tre automjete me drejtues...

Lexo më shumë

Macron: Franca do e njohë Palestinën për të izoluar Hamasin

Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika
19 Shtator, 2025

Presidenti francez, Emmanuel Macron akuzon Izraelin se po ndjek një “luftë të përhershme” në Gaza dhe thotë se në Francë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com