Një 25-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e policisë pasi është arrestuar në flagrancë duke shitur lëndë narkotike. Sipas njoftimit të policisë 25-vjeçari me iniciale K. Dh banues në Tiranë është ndaluar në zonën ish-parkut të autobusëve në Tiranë.
Në kontrollin fizik të ushtruar nga blutë 25-vjeçarit iu gjetën 44.2 gramë lëndë narkotike kanabis të ndarë në doza të vogla, gati për t’u shitur si dhe një sasi parash prej 64.950 lekë të cilat mendohet se janë përfituar nga shitja e drogës.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit K.Dh., për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“./Opinion.al/