Kryeministri Edi Rama, ka paralajmëruar se shumë shpejtë do të publikohet ligji special kundër grupeve kriminale në Shqipëri si dhe ndaj prokurorëve apo gjyqtarëve të inkriminuar, ose siç i quan ndryshe ai, KÇK (Kap ça të kapësh).
I ndodhur në Ohër, në kuadër të takimit për “Shengenin Ballkanik”, Rama ka thënë se përgatitja e këtij ligji është dhe arsyeja e mungesës së tij në publik. Kryeministri ka thënë gjithashtu se për ligjin është krijuar një grup i gjerë pune.
“Lidhur me ligjin special shumë shpejt ne do ta bëjmë publik dhe më lejoni të mos nxjerr ende detaje. Kjo është edhe një arsyet e mungesës sime të zakonshme në publik. Kemi punuar me një grup të gjerë pune, me partnerë ndërkombëtarë dhe kemi grupuar shumë eksperienca botërore dhe kam vendosmërinë të hyjmë në një luftë të pa njohur më parë kundër krimit të organizuar dhe të marrim masa kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve të grupit KÇK”,-tha Rama./ Opinion.al