Një 20-vjeçar është ekstraduar ditën e sotme nga Franca, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Vrasje me paramendim”.
Bëhet fjalë për Klevis Filka (Vishka), lindur në Peshkkopi. Më herët, Gjykata e Dibrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për të riun.
Ngjarja ndodhi në Peshkopi, pranë ish-degës ushtarake, ku 20-vjeçari,në bashkëpunim me vëllain e tij kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit ku udhëtonin shtetasit me inicialet A.M ., dhe A.A., ku mbeti i plagosur rëndë shtetasi A.M.
Mbi 20-vjeçarin rëndojnë akuzat “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”./Opinion.al