Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovë-Serbi/ Dialog në Bruksel apo konferencë ndërkombëtare?

2019/11/10 at 8:14 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Kosovë-Serbi/ Dialog në Bruksel apo konferencë ndërkombëtare?

Thirrjet e zyrtarëve të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese, tashmë ua kanë bërë të qartë të dy vendeve që një dialog i tillë është i pashmangshëm dhe se duhet t’i krijojnë parakushtet për të, vlerësojnë njohësi e zhvillimeve politike në Kosovë dhe në Serbi.


Por, sipas tyre, tashmë në opinion ekzistojnë dilemat nëse dialogu i ardhshëm do ta ruajë formatin që ka pasur, nën lehtësimin e Bashkimit Evropian ose ky format do të evoluojë, apo do të ketë ndonjë konferencë ndërkombëtare.

Politologu Ramush Tahiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin që formati i dialogut i lehtësuar nga Bashkimi Evropian është i mjaftueshëm për të vazhduar bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sepse që të dy vendet synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Sipas tij, deri më tash, formati i dialogut nuk ka qenë pengesë për të shënuar përparim, por pengesë kanë qenë sjelljet e Serbisë dhe Kosovës, pritjet e tyre nga ky dialog si dhe platformat e të dy vendeve që janë krejtësisht në kundërshtim me njëra-tjetrën.

“Si duken gjasat, (dialogu) do të vazhdojë në formatin e vjetër, sepse Bashkimi Evropian nuk dëshiron që të humbë shansin që Kosova dhe Serbia t’i normalizojnë marrëdhëniet. Ndërsa, parametrat për dialog tashmë janë përcaktuar, sidomos nga përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që thonë se dialogu duhet të prodhojë njohjen reciproke dhe dialogu duhet të sjellë normalizim e marrëdhënieve. Bashkimi Evropian, duke mos dashur të paragjykojë, nuk po e përmend njohjen reciproke, por po e përmend vetëm normalizimin e marrëdhënieve”, theksoi Tahiri.

Ai shtoi se në çfarëdo formati tjetër që mund të zhvillojnë dialogun Kosova dhe Serbia, nuk e garanton ndonjë marrëveshje, sepse marrëveshja synohet të jetë një lloj kompromisi, por i cili nuk i cenon interesat e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës dhe që e minimizon shtetësinë e saj.

Dushan Janjiq, drejtor i Forumit për marrëdhënie etnike në Beograd, megjithatë shpreh mendimin që në praktikë, tashmë është duke ndodhur ndryshimi i formatit të dialogut. Ai thotë për Radion Evropa e Lirë që ky ndryshim nuk nënkupton domosdo daljen nga korniza për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por, sipas tij, tashmë është e qartë që përfaqësuesit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, qoftë për dialogun dhe qoftë për Ballkanin, do të jenë të përfshirë në procesin e dialogut, për shkak se dialogu ka dy dimensione, atë bilateral Kosovë-Serbi, por edhe atë të ndikimit në rajon, në mënyrë që përmes bashkëpunimit rajonal të lehtësohet gjetja e zgjidhjeve për çështje të caktuara.

“Pra, ky është ai formati i ri. Nuk përjashtohet që edhe Bashkimi Evropian, i cili e ka lehtësuesin kryesor të dialogut – e ky do të jetë Komisari për marrëdhënie ndërkombëtare ose Komisari për zgjerim dhe për këtë mbetet ende të vendoset – të ketë pranë vetes edhe të dërguarin special për dialogun, siç është (Richard) Grenell, në kuptimin që të përcjellë dinamikën e dialogut dhe të jetë i pranishëm në takimet e palëve, në mënyrë që t’i ndihmojë ato”, tha Janjiq.

Ai gjithashtu shpreh mendimin që në formatin e ri të dialogut, nuk do të bisedohet për çështjet teknike, por do të jetë krejtësisht politik dhe për çështje politike.

Politologu Tahiri shpreh mendimin që bisedimet për çështje teknike mund vazhdojnë, por sipas tij, ato nuk sjellin normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht që kanë sjellë disa përparime.

“Tash, Bashkimi Evropian, por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kërkojnë që të ngritet (dialogu) në nivel politik. Pra, të bisedohet vetëm për normalizim të marrëdhënieve, në nivel politik dhe të platformës. Deri më tash asnjëherë Serbia dhe Kosova nuk kanë biseduar në nivel politik, ndonëse ka pasur takime ndërmjet presidentëve (Tomislav) Nikoliq dhe (Atifete) Jahjaga, si dhe (Hashim) Thaçi dhe (Aleksandar) Vuçiq, të cilët i kanë biseduar çështjet politike – pikërisht çështjet si njohja reciproke e pavarësisë, integrimet evropiane, anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara – por asnjëherë nuk janë ulur me agjendë në dialog politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, u shpreh Tahiri.

Ndërkaq, Janjiq, vlerëson që ideja për një konferencë ndërkombëtare për zgjidhjen e kontestit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ekziston që moti. Por, sipas tij, një ide e tillë i përjashton obligimet e deritashme për palët në dialogun e deritashëm në Bruksel.

Një konferencë ndërkombëtare, siç thotë ai, kryesisht ndodh pas luftërave ose në rastin konkret, vetëm në qoftë se dialogu në Bruksel përjeton kolaps të tërësishëm dhe dështon ky model i dialogut. Por, sipas tij, nuk është në interesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të dështojë dialogu në Bruksel dhe të marrë përgjegjësinë për vijimësinë e gjithë procesit.

“Ajo që mund të lajmërohet është çështja se a dëshirohet më shumë se sa ratifikimi në Asamblenë e Përgjithshme (të Kombeve të Bashkuara) i marrëveshjes eventuale. Në rast se dëshirohet vetëm kjo, marrë parasysh që ky dialog zhvillohet duke u bazuar në vendimin e Asamblesë së Përgjithshme, atëherë Rusia nuk është fare e nevojshme në këtë dialog. Por, nëse ekziston ambicia – kjo para së gjithash varet nga Amerika dhe Brukseli dhe më së paku nga Prishtina dhe Beogradi – që të përfshihet Rusia, në mënyrë që më pas të ndryshohet edhe rezoluta në Këshillin e Sigurimit, në atë rast është e mundur që të paraqitet një mekanizëm i sekretariatit, në të cilin do të ishte edhe Rusia. Mbase edhe ndonjë konferencë ‘ad hock’, në fund të procesit, ku do të komunikoheshin rezultatet për të cilat është arritur pajtim. Kjo e dyta më duket mjaft e komplikuar dhe nëse kuptohet dinamika e punës së Administratës amerikane, është gati se mision i pamundur”, vlerësoi Janjiq.

Sidoqoftë, njohësit e zhvillimeve politike vlerësojnë që deklarata e vendeve të Kuntit para dy muajsh, pavarësisht se ato kanë dallime të caktuar, e ka bërë të qartë se ato janë pajtuar që të kenë një zë. Sipas tyre, zëri i unifikuar i Kuintit nënkupton: normalizim të plotë të marrëdhënieve Kosovë –Serbi, se nuk do të ketë ndryshim të kufijve dhe luftë për zgjidhen e problemeve, si dhe dhënien e ndihmës financiare për zhvillim Kosovës dhe Serbisë, në rast se ato arrijnë marrëveshje juridikisht obliguese./ Burimi: REL

 



Ju sugjerojmë

Vijon rinumërimi në Tiranë, partitë kryesore humbin vota
Kryesore

Vijon rinumërimi në Tiranë, partitë kryesore humbin vota

21 Qershor, 2025 12:28 pm
Serbia njofton se ka pranuar paratë e para nga Plani i Rritjes
Rajoni

Serbia njofton se ka pranuar paratë e para nga Plani i Rritjes

21 Qershor, 2025 12:15 pm
“Netët e Bejkës së Bardhë” ndezin Pilurin
Aktualitet

“Netët e Bejkës së Bardhë” ndezin Pilurin

21 Qershor, 2025 12:01 pm
Gjykata lë në burg tre anëtarët e grupit të Talo Çelës
Aktualitet

Gjykata lë në burg tre anëtarët e grupit të Talo Çelës

21 Qershor, 2025 11:49 am
Deputetët sërish s’arrijnë marrëveshje,dështon për herë të 35 konstituimi i Kuvendit
Rajoni

Deputetët sërish s’arrijnë marrëveshje,dështon për herë të 35 konstituimi i Kuvendit

21 Qershor, 2025 11:34 am
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump parashikon të shkurtojë ditët e pushimeve: Po na kushtojnë shumë dollarë!

21 Qershor, 2025 11:26 am
Shkodër/ Kultivuan 400 bimë narkotike, policia arreston dy vëllezërit
Aktualitet

Shkodër/ Kultivuan 400 bimë narkotike, policia arreston dy vëllezërit

21 Qershor, 2025 11:07 am
OKB kërkon më shumë mbështetje për kthimin e refugjatëve sirianë
Bota

OKB kërkon më shumë mbështetje për kthimin e refugjatëve sirianë

21 Qershor, 2025 10:53 am
Dita e Liqenit të Ohrit
Aktualitet

Dita e Liqenit të Ohrit

21 Qershor, 2025 10:37 am
Policia  sekuestron 500 mijë euro, pronarja e exchange-t nuk deklaronte të ardhurat
Aktualitet

Policia sekuestron 500 mijë euro, pronarja e exchange-t nuk deklaronte të ardhurat

21 Qershor, 2025 10:23 am
Para
Parashikimi i motit, dita me reshje lokale

Parashikimi i motit, 10 nëntor 2019

Aksident në Tiranë, humbin jetën dy 17-vjeçare

Aksident në Tiranë, humbin jetën dy 17-vjeçare

Studenti i ve flakën vetes: Macron të mbajë përgjegjësi për vdekjen time

Studenti i ve flakën vetes: Macron të mbajë përgjegjësi për vdekjen time
















TE FUNDIT

Vijon rinumërimi në Tiranë, partitë kryesore humbin vota

Vijon rinumërimi në Tiranë, partitë kryesore humbin vota
21 Qershor, 2025

Ka hyrë në ditën e katërt procesi i rinumërimit të votave të qarkut të Tiranës. Sipas asaj që raporton gazetarja,...

Lexo më shumë

Serbia njofton se ka pranuar paratë e para nga Plani i Rritjes

Serbia njofton se ka pranuar paratë e para nga Plani i Rritjes
21 Qershor, 2025

Ministri serb i Financave, Sinisha Mali, njoftoi më 21 qershor se Serbisë i janë transferuar mjetet e para nga Bashkimi...

Lexo më shumë

“Netët e Bejkës së Bardhë” ndezin Pilurin

“Netët e Bejkës së Bardhë” ndezin Pilurin
21 Qershor, 2025

Në zemër të Labërisë, aty ku mali takon detin dhe fjala shndërrohet në këngë, është rikthyer festivali “Netët e Bejkës...

Lexo më shumë

Gjykata lë në burg tre anëtarët e grupit të Talo Çelës

Gjykata lë në burg tre anëtarët e grupit të Talo Çelës
21 Qershor, 2025

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion la në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ që kishte vendosur në mungesë ndaj Ado...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com