Ditën e sotme u njoftua se 11-vjeçari Alvin Berisha është liruar nga kampi kampi Al Hol i luftëtarëve të ISIS dhe ndodhet në rrugën e kthimit për në Itali.
Fillimi i operacionit për lirimin e tij, nisi pas takimit të zhvilluar mes kryeministrit Edi Rama me kryeministrin italian Giussepe Conte pak ditë më parë ku shefi i qeverisë shqiptare i kërkoi ta ndihmojë me një operacion të përbashkët.
Ndërkohë, bëhet me dije se që ditën e shtunë, në Siri ka shkuar dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj së bashku me një grup të Forcave Speciale.
Nga të dhënat, bëhet me dije se Lleshaj ndodhet ende në Siri, ndërsa operacioni për lirimin e vogëlushit shqiptar u bë në kuadër të bashkëpunimit me forcat italiane. Ky bashkonim ka zgjatu për pesë ditë, të cilat kanë mjaftuar për lirminin e 11-vjeçarit.
Ndërkohë, sipas informacioneve të deritanishme Alvin Berisha po udhëton drejt Libanit dhe pritet të mbërrijë neser në Romë./ Opinion.al