Kylie Jenner është vënë sërish në shenjestrën e ndjekësve në rrjete sociale. Ata janë revoltuar pasi 22-vjeçarja ka publikuar në InstaStory një video duke i dhënë makinës së saj 3 milionë dollarëshe “Bugatti”.
Shumë prej tyre shkruanin se t’i japësh makinës dhe të qëndrosh në telefon është e rrezikshme, ilegale dhe nuk është një shembull aspak i mirë për miliona ndjekës të saj.
“Pse Kylie filmon vazhdimisht veten duke i dhënë makinës? Mendon se duket fantastike? Sepse e vetmja gjë që shikoj është një vajzë e papjekur pa konsideratë për njerëzit që po vendos në rrezik.”- shkruan një ndjekës, mendimin e të cilit e kanë mbështetur shumë të tjerë.
Kujtojmë se pak ditë më parë ylli i reality showt “Keeping up with the Kardashian” u përfshi në një aksident rrugor, por mesa duket nuk e ka marrë ende mësimin e duhur./Opinion.al