Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Nuk më rruhet k…. Të zhdukim!”,çfarë deklaronte ish-komisari për Rrajën

2019/11/05 at 11:49 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Nuk më rruhet k…. Të zhdukim!”,çfarë deklaronte ish-komisari për Rrajën

34-vjeçari Redjan Rraja, është personi i arrestuar në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Andi Malokut, shoferi i tij dhe Landi Muharremi, i njohur si “i forti i Sukthit”, apo me pseudonimin “Rumi”.


I riu nuk është një emër i panjohur. Ai është kushëriri i Rexhep Rrajës, djalit të deputetit të PS, Rrahman Rraja 34-vjeçari, me profesion stomatolog, ka qenë i arrestuar edhe më herët por i liruar nga Gjykata. Ai e mohon të jetë përfshirë në atentat. Por hetuesit thonë se janë gjetur gjurmët e ADN-në në maskën brenda Benz-it ngjyrë gri, që u përdor në atentat.

Përfshirja në vrasjen e Elton Çiços
Me profesion stomatolog, ai u përfshi dhe në vrasjen e ndodhur në vitin 2016, ku u ekzekutua Elton Çiço, 36-vjeç, banues në Tepelenë. Akuza e prokurorisë në atë kohë ishte se kishte kryer veprën penale të “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, në lidhje me vrasjen e mikut të tij, Elton Çiço. Rraja u akuzua se kishte fshehur armën që mbante viktima Çiço, si dhe telefonin, për të fshehur informacione të tjera.


Rasti “Xhisiela”
Dy vite më pas, emri i Redjan Rrajës shfaqet në çështjen “Xhisiela”, ku i përfshirë ishte kushëriri i tij, Rexhep Rraja. Ky i fundit është djali i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Oficeri Emiljano Nuhu përmendi emrin e Redjan Rrajës si një prej nipërve të deputetit Rraja që e kishte kërcënuar për shkak të hetimeve që po kryente pas denoncimit të shtetases Xhisiela Maloku. Xhisiela akuzonte djalin e deputetit se dhunonte vazhdimisht, ndërkohë që ajo kërkonte t’i jepte fund lidhjes.

 

Deklaratat e ish komisarit Emiljano Nuhu
Më 30 korrik 2018, Emiljano Nuhu ka bërë denocnimin në komisariatin nr 6 në Tiranë ku kallëzon se është kërcënuar nga Redjan dhe Ramazan Rraja, nipër të deputetit të PS-sw Rahman Raja. Në procesverbalin që është marrë në orën 19:05 të kësaj date Emiljano Nuhu jep detaje në polici në lidhje me bisedën e bërë në lokalin ‘Rich Mond’ ku ndodhi takimi mes tyre. Në procesverbal shkruhet: “Unë jam Emiljano Nuhu, specialist i hetimit të krimit në Fushë-Krujë. Në datë 27 korrik 2018 jam thirrur nga prokurori i çështjes Mirela Kapo ku më ka deleguar dosjen për hetim”.

Ajo mu drejtua: “Po ta dërgoj ty këtë dosje se bëhet fjalë për shtetasin Rexhep Rraja i cili është djali i deputetit të Krujës, Rrahman Rraja”

Në procesverbal emri i vajzës është Xhensila Maloku

Çfarë ndodhi më 30 korrik?
Ora 11:00 Nuhu kontakton me shtetasen Xhensila Maloku. Ora 12:00 Vajza është ripyetur në lidhje me procedimin penal në ngarkim të Rexhep Rrajës për veprën penale “përndjekje” Mbasi mbaroi ripyetja për rreth 2 orë Xhisiela u la e lirë dhe u largua nga stacioni i policisë.

Komunikimi në Whats app
Ora 17:30 Nuhu lë komisariatin. Duke u kthyer nga puna në Whatsapp i vjen një mesazh:

-Jam Redjan Rraja. Ti ishe sot që more në pyetje Xhisiela Malokun?

Emiljano Nuhu: Po unë isha.

Redjan Rraja: Çfarë ke me ne që po krruan kurrizin?

Emiljano Nuhu: Nuk kam asgjë po bëj punën e shtetit

Redjan Rraja: Ku je të vij të të takoj pak nga afër

Takimi në lokal me Rrajet dhe kërcënimi

Më pas ne procesverbal tregon dhe bisedën e bërë në lokalin ‘Rich Mond’, ku ndodhi takimi mes tyre, ku ndër të tjera nipërit e deputetit i kanë thënë se në Fushë Krujë ligjin e bëjnë ata dhe jo ai.

“Më erdhën me makinë të zezë. Të tre u ulëm në tavolinë. Ata mu prezantuan si Redjan Rraja dhe Ramazan Rraja dhe se janë kushërinjtë e Rexhep Rrajës. Me një ton zëri të lartë dhe të revoltuar më thanë: “Çfarë problemi ke me ne? Për çfarë e ke thirrur sot Xhensilën dhe e ke pyetur për ne?

Emiljano Nuhu i përgjigjet: Unë kam marrë një dosje nga prokuroria në procedim penal që është regjistruar në ngarkim të kushëririt tuaj Rexhepit, dhe ndërkohë që po flisja ai më thotë: Nuk më rruhet k….. fare për ty që ke ardh nga Berati dhe do të bësh ligjin në Fushë Krujë. Ne e shkrijmë të gjithë komisariatin dhe ty të s’të kemi asgjë. Do të të zhdukim ty bashkë me familjen, po thirre më njeri nga fisi jonë ta marrësh në pyetje.

Përsëri u mundova ti shpjegoja por ata më thanë: Do të zhdukim ty bashkë më familjen tënde për 24 orë nëse vazhdon merresh me ne dhe mos të të shohim më në Fushë Krujë. Ligjin në Fushë Krujë e bëjmë ne dhe jo ti./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Protesta/ Bluza, flamuj e pankarta në mbështetje të Thaçit dhe UÇK-së në Prishtinë
Kryesore

Protesta/ Bluza, flamuj e pankarta në mbështetje të Thaçit dhe UÇK-së në Prishtinë

7 Gusht, 2025 5:30 pm
Familja mbretërore holandeze në qendër të kritikave për pushimet luksoze në Greqi
Bota

Familja mbretërore holandeze në qendër të kritikave për pushimet luksoze në Greqi

7 Gusht, 2025 4:55 pm
Sistemi sekret i Hamasit për të paguar pagat e nëpunësve
Bota

Sistemi sekret i Hamasit për të paguar pagat e nëpunësve

7 Gusht, 2025 4:54 pm
Kina, prodhuesja më e madhe e plastikës në botë
Bota

Kina, prodhuesja më e madhe e plastikës në botë

7 Gusht, 2025 4:48 pm
“Në mbrojtje të UÇK”, mblidhen protestuesit kundër Gjykatës Speciale në Prishtinë
Rajoni

“Në mbrojtje të UÇK”, mblidhen protestuesit kundër Gjykatës Speciale në Prishtinë

7 Gusht, 2025 4:45 pm
Google Maps/ Tashmë mund të shihni ku ndodhet dhe për sa minuta vjen autobusi urban
Aktualitet

Google Maps/ Tashmë mund të shihni ku ndodhet dhe për sa minuta vjen autobusi urban

7 Gusht, 2025 4:42 pm
Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
Bota

Putin: Takimi me Zelenskyn i mundshëm, por ende larg

7 Gusht, 2025 4:29 pm
Kush janë kandidatët për “Topin e Artë”?
Sport

Kush janë kandidatët për “Topin e Artë”?

7 Gusht, 2025 4:28 pm
Takimi Putin-Trump, Zelenski: Në bisedime të jetë pjesë edhe Evropa
Bota

Takimi Putin-Trump, Zelenski: Në bisedime të jetë pjesë edhe Evropa

7 Gusht, 2025 4:23 pm
Kryeministri Rama mbledh sot kryebashkiakët në Durrës
Kryesore

VIDEO/ Hapësirat publike, Rama: Asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur

7 Gusht, 2025 4:21 pm
Para

Opinion/ Kush qëlloi mbi prokurorin?

Kush është shqiptarja që ndryshoi jetën e Penelope Cruz

Kush është shqiptarja që ndryshoi jetën e Penelope Cruz

Policia: Rraja një nga autorët që qëlloi ndaj prokurorit

Policia: Rraja një nga autorët që qëlloi ndaj prokurorit
















TE FUNDIT

Protesta/ Bluza, flamuj e pankarta në mbështetje të Thaçit dhe UÇK-së në Prishtinë

Protesta/ Bluza, flamuj e pankarta në mbështetje të Thaçit dhe UÇK-së në Prishtinë
7 Gusht, 2025

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën gjithëpopullore të thirrur nga organizatat e dala nga...

Lexo më shumë

Familja mbretërore holandeze në qendër të kritikave për pushimet luksoze në Greqi

Familja mbretërore holandeze në qendër të kritikave për pushimet luksoze në Greqi
7 Gusht, 2025

Familja mbretërore e Holandës është bërë sërish objekt debatit publik, pasi Mbreti Willem-Alexander dhe Mbretëresha Maxima po kalojnë pothuajse të...

Lexo më shumë

Sistemi sekret i Hamasit për të paguar pagat e nëpunësve

Sistemi sekret i Hamasit për të paguar pagat e nëpunësve
7 Gusht, 2025

Pas gati dy vitesh lufte, aftësia ushtarake e Hamasit është dobësuar rëndë dhe lidershipi i tij politik është nën presion...

Lexo më shumë

Kina, prodhuesja më e madhe e plastikës në botë

Kina, prodhuesja më e madhe e plastikës në botë
7 Gusht, 2025

Shtatë shtete kanë prodhuar dy të tretat e katër llojeve më të zakonshme të plastikës më 2024, sipas kompanisë britanike...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com