Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas atentatit të bërë ditën e sotme ndaj prokurorit Arjan Ndoj në Mbikalimin e Shkozetit në Durrës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shprehet se ky ishte një atentat mafioz qeveritar i porositur. Kjo deklaratë e Berishës, vjen pas akuzave të bëra më herët nga kryeministri Edi Rama në adresë të Ndoj, duke thënë se prokurori mbështet krimin dhe i bën presion administratës në Durrës.
Kujtojmë se në këtë atentat mbetën të plagosur dhe dy persona të tjerë të cilët ndodhen në spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Postimi i Sali Berishës:
Atentat mafioz qeveritar i paralajmeruar!
Miq, sot pasdite ne Durres u krye ndaj prokurorit Arjan Ndoja nje atentat shteteror mafioz i paralajmeruar. Ai ndodhet ne urgjencen e spitalit te Durresit ne gjendje serioze per jeten. Ndiqni videon! Sb./ Opinion.al