Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazeta e vetme që paralajmëroi epokën dixhitale

2019/10/30 at 11:15 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Gazeta e vetme që paralajmëroi epokën dixhitale

dav

Nga Erjon Uka/ Cilido që këto ditë ka shpenzuar disa minuta për t’u informuar mbi zhvillimet kryesore në botë, me shumë gjasa nuk i ka shpëtuar artikujve që “kremtuan” 50 vjetorin e lindjes së internetit. Sigurisht që përgjatë shekullit të kaluar risitë dhe arritjet nuk kanë qenë të pakta, por impakti që ka pasur interneti në ndërlidhjen e njerëzve dhe përdorimi i tij nga thuajse çdo sektor tjetër i jep një peshë të pazëvendësueshme.

Më 29 tetor 1969 u krye lidhja e parë e një kompjuteri me rrjetin, megjithëse bëhet fjalë një rrjet që quhej “Arpanet”. Në të vërtetë, Interneti dhe protokolli i tij për shpërndarjen e informacioneve erdhi pak vite më vonë. Megjithatë, përtej datave, vlen për t’u përmendur një fakt shumë interesant që lidhet me raportimin e kësaj ngjarjeje. Atë ditë nuk pati asnjë gazetar për të ndjekur procesin, asnjë interesim nga mediat për ta rrëfyer atë. I vetmi artikull, është ai i gazetës universitare të UCLA (University of California, Los Angeles) më 15 korrik 1969, ku pasi jep informacionet për pranimet në vitin e ri akademik, për mungesën e fondeve për rikonstruksionin e kampusit dhe rregullat për angazhimin e lektorëve të jashtëm, jep telegrafikisht edhe informacionin se dy kompjuterë do të lidhen me rrjetin pikërisht nga kampusi universitar. Një ngjarje që shënjoi fillimin e një epoke të re, por që kaloi në qetësi vrastare. Pikërisht, në mënyrë metaforike, prirem të mendoj për hakmarrjen e internetit, që nuk vonoi shumë për të marrë revanshin ndaj mediave tradicionale, praktikisht duke “vrarë” gazetat dhe njëkohësisht duke ndryshuar konceptin e mediave audio-vizive: struktura që dukeshin shtylla të konsoliduara dhe të paprekshme, të cilat kishin edhe monopolin e së vërtetës.

Përvjetorët si ky i internetit, zakonisht shërbejnë edhe për të kryer një lloj reflektimi, mbi të gjitha duke krahasuar vizionin e pesëdhjetë viteve më parë me rezultatet e sotme. Sigurisht që interneti dhe teknologjitë e bazuara në të na e bëjnë komunikimin më të lehtë, shkëmbimin e të dhënave më të shpejtë, blerjet më eficente, informacionet më të larmishme, leximin më të thjeshtë, aksesin më të gjerë, por…

Por për të parë ndryshimin mes vizionit fillestar dhe pasojave të sotme, ndoshta do të vinte në ndihmë një intervistë e një prej pionerëve të Silicon Valley, Jaron Lanier, e përkthyer pak kohë më parë në shqip. Duke kujtuar momentet kur punohej për internetin, Lanier thotë se “ekzistonte ideja se nëse të gjithë do të kishim mundësitë thoshim gjithçka në cilindo moment, gjithçka do të ishte më demokratike. Por ngatërruam anarkinë me demokracinë.” Në Silicon Valley mbizotëronte një revoltë ndaj sistemit të deriatëhershëm të shpërndarjes dhe verifikimit të informacionit, kryesisht artikujt apo revistat shkencore, të cilat kontrolloheshin nga disa struktura përpara se t’u servireshin publikut. Sot, interneti i ka hapur rrugë informacionit masiv, ku këto struktura janë të pakta, të dobëta, të papërfillshme nga publiku. “Këto struktura u dobësuan nga interneti, sepse është një platformë gjigante globale dhe ajo që ndodh në platformat gjigante globale është ta çorientosh turmën në mënyrën që do. Për fat të keq, kur strategjia e përdorur ka për qëllim tronditjen e njerëzve me britma dhe ligësi, ata që fitojnë janë cinikët dhe të ligjtë, që promovojnë politika të cilat njerëzit nuk do të donin t’i kishin”, do të shprehej Lanier.

Prandaj sfida do të jetë vendosja e rregullave të lojës për këtë platformë që simbolizon lirinë absolute virtuale, por që në fakt është shndërruar edhe në mjet manipulimi, në çerdhe urrejteje, në dritare prej nga lëshohen sulme e fyerje, në makineri kontrolli dëshirash, në agjenci vjedhje të dhënash dhe pse jo, në burim vetmie. Siç e ka shprehur edhe Yuval Noah Harari në analizën e tij për komunitetet, njerëzit jetojnë më të vetmuar se kurrë në një planet të lidhur virtualisht më shumë se kurrë, duke e konsideruar këtë si shkaktaren e plagëve dhe tronditjeve socio-politike të këtij fillim shekulli.

Prandaj vendosja e rregullave mbi internetin, qoftë në nivele lokale ashtu edhe në nivele globale nuk duhet parë si një nismë që kufizon lirinë, por që rregullon hapësirën më të madhe të ndërveprimit mes qenieve njerëzore. Kush mund të thotë se një fyerje online qenka më e parëndësishme se një fyerje ballë për ballë? Pse mashtrimi online mund të tejkalohet, ndërsa ai real dënohet? Pse dënohet vjedhja e portofolit në rrugë, por jo e të dhënave personale në internet? Zbatimi në realitet i rregullave të privatësisë dhe ngritja e një mekanizmi pagese për të dhënat që kompanitë online marrin nga ndërveprimi me ne, do të ishin dy hapat e parë të nevojshëm. I pari ka nisur, megjithëse me shumë skepticizëm dhe kritika. I dyti ende jo. Pesëdhjetë vjet nga ekzaltimi për lindjen e internetit, duhen pasur vetëdija për të pranuar edhe eksternalitetet negative. Sidomos tashmë që virtualja është realiteti i ri.

Ju sugjerojmë

Aplikacioni i ChatGPT gjeneron 2 miliardë dollarë të ardhura
-Jetë dhe Stil

Aplikacioni i ChatGPT gjeneron 2 miliardë dollarë të ardhura

16 Gusht, 2025 10:38 pm
Vendbanimi palafit më i vjetër në Evropë, shtohen turistët në fshatin e Linit
-Kulturë

Vendbanimi palafit më i vjetër në Evropë, shtohen turistët në fshatin e Linit

16 Gusht, 2025 10:09 pm
Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo
Te Fundit

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo

16 Gusht, 2025 9:48 pm
Zelensky të hënën në Uashington, përgatitet për bisedime “të rrezikshme” me Trumpin
Bota

Zelensky të hënën në Uashington, përgatitet për bisedime “të rrezikshme” me Trumpin

16 Gusht, 2025 9:33 pm
“Një tjetër ditë në luftë”, Vengu: 3 helikopterë për zjarrin në Fushë Arrëz
Aktualitet

“Një tjetër ditë në luftë”, Vengu: 3 helikopterë për zjarrin në Fushë Arrëz

16 Gusht, 2025 8:44 pm
Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt
Bota

Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt

16 Gusht, 2025 8:21 pm
Fluks i lartë në Portin e Durrësit, mbi 117 mijë udhëtarë në 15 ditë
Aktualitet

Fluks i lartë në Portin e Durrësit, mbi 117 mijë udhëtarë në 15 ditë

16 Gusht, 2025 7:46 pm
Vladimir Putin thyen heshtjen pas samitit në Alaskë
Bota

Vladimir Putin thyen heshtjen pas samitit në Alaskë

16 Gusht, 2025 7:28 pm
12 miliarderë në bord, shihet në Durrës jahti më i bukur i 2025-ës
Aktualitet

12 miliarderë në bord, shihet në Durrës jahti më i bukur i 2025-ës

16 Gusht, 2025 6:49 pm
Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies
Rajoni

Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies

16 Gusht, 2025 6:32 pm
Para
Dhunë futbollistëve të U-17 të Laçit, ndalohet ish-trajneri

Dhunë futbollistëve të U-17 të Laçit, ndalohet ish-trajneri

Ndryshon rrjedha e hetimeve për vdekjen e ish-aktivistit të Vetëvendosjes

Ndryshon rrjedha e hetimeve për vdekjen e ish-aktivistit të Vetëvendosjes

Spiropali i përgjigjet Bashës: Nuk kemi kohë për të humbur me ju

Spiropali i përgjigjet Bashës: Nuk kemi kohë për të humbur me ju

TE FUNDIT

Aplikacioni i ChatGPT gjeneron 2 miliardë dollarë të ardhura

Aplikacioni i ChatGPT gjeneron 2 miliardë dollarë të ardhura
16 Gusht, 2025

Aplikacioni i ChatGPT po kujdeset mirë për të ardhurat. Që prej daljes së tij në maj 2023 për pajisjet iOS...

Lexo më shumë

Vendbanimi palafit më i vjetër në Evropë, shtohen turistët në fshatin e Linit

Vendbanimi palafit më i vjetër në Evropë, shtohen turistët në fshatin e Linit
16 Gusht, 2025

Lini, fshati piktoresk buzë liqenit të Ohrit, rreth 22 km larg Pogradecit është ndër më të preferuarit sidomos nga turistët...

Lexo më shumë

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo
16 Gusht, 2025

Pippo Baudo ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Sipas televizionit ANSA , mësohet se Baudo u nda nga jeta mbrëmjen...

Lexo më shumë

Zelensky të hënën në Uashington, përgatitet për bisedime “të rrezikshme” me Trumpin

Zelensky të hënën në Uashington, përgatitet për bisedime “të rrezikshme” me Trumpin
16 Gusht, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky do të fluturojë për në Uashington të hënën, nën presionin e fortë të SHBA-së për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com