Pak ditë më parë qyteti i Kavajës u trondit nga vrasja e Dritan Haxhollit. Ai u ekzekutua në banesën e 30 vjeçars, Marsida Qatja, ndërsa autori i krimit është Bledar Toçi, ish-shefi i sigurisë së brendshme në burgun e Durrësit.
Fillimisht u tha se ngjarja ndodhi për motive pasioni, ndërsa vet Qatja deklaroi se Haxholli e kishte shqetësuar disa herë atë dhe se e përndiqte i armatosur. Për këtë arsye, deklaroi ajo, kishte thirr në ndihmë Bledar Toçin, i cili gjatë përleshjes e qëlloi me armë duke e lënë të vdekur.
Por, kur kanë kaluar 20 ditë nga vrasja e Hoxhollit, Prokuroria ka vijuar hetimet duke zbuluar detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur në Kavajë.
Mësohet se Prokuroria ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale aparatet celulare të viktimës dhe autorit dhe zbërthimi i tyre ka hedhur më tepër dritë rreth konfliktit të tyre. Ndryshe nga sa u duk në fillim se vrasja erdhi si një konflikt pasioni me në qendër Marsida Qatjan, Prokuroria ka zbuluar se viktima dhe autori kanë pasur konflikte të mëparshme, që nuk lidheshin me 30-vjeçaren.
Në telefonin e të dyve Prokuroria ka gjetur mesazhe, ku Dritan Haxholli e kërcënonte Toçin, duke i kërkuar para. Haxholli ishte një konsumator lëndësh narkotike dhe Prokuroria ka dyshime se mes të dyve mund të ketë pasur konflikte edhe për drogë. Në telefonin e Haxhollit Prokuroria ka gjetur komunikime dhe kërcënime edhe me persona të tjerë në Kavajë dhe biznesmenë, të cilëve u kërkonte para.
Ndërkohë, ditën e sotme Prokuroria i ka kërkuar Marsida Qatjas që të mos ketë më komunikime me mediat, pasi mund të prish hetimet. Po ashtu, për Qatjan është dhënë masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, si edhe i është sekuestruar e pasaporta duke mos lejuar kështu daljen e saj jashtë Shqipërisë./ Opinion.al