Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Libanezët protestojnë kundër korrupsionit qeveritar

2019/10/21 at 5:36 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Libanezët protestojnë kundër korrupsionit qeveritar

Qeveria pritet të miratojë një paketë reformash ekonomike, të nxitur nga protestat masive gati një javore kundër elitës në pushtet. Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Saad Hariri dhe gjithë qeverisë së tij, duke e fajësuar korrupsionin zyrtar për situatën gjithnjë e më të rëndë ekonomike në Liban.

Protestuesit i vunë zjarrin koshave të mbeturinave dhe i përdorën ato si barrikada në rrugët kryesore të Bejrutit përpara takimit të kabinetit qeveritar, ndërsa në media sociale u bëhej thirrje njerëzve të bojkotonin punën, dhe bankat, universitetet dhe shkollat mbyllën dyert e tyre.

“Dje, tre milion libanezë dolën në rrugë për të bërë thirrje për ndryshim. Sot ne po u bëjmë thirrje njerëzve që të dalin në rrugë dhe të mos rrinë në shtëpitë e tyre. Ata po përpiqen të na frikësojnë duke thënë se qeveria mund të kërkojë ndihmën e ushtrisë për të ruajtur sigurinë. Ne nuk jemi të frikësuar, ne mbështesim ushtrinë dhe ushtria është me popullin”, thotë Wissam Ramadan, protestues nga Bejruti.

Protestat filluan të enjten e kaluar për shkak të një propozimi për vendosjen e një takse ndaj mesazheve të telefonisë celulare.

Qindra mijëra protestues u mblodhën në rrugët e kryeqytetit libanez të dielën, protesta më e madhe masive që nga viti 2005.

“Unë personalisht do të qëndroj në rrugë dhe shpresoj që këtë do ta bëjnë edhe njerëz të tjerë. Unë mendoj se kemi tejkaluar frikën dhe vërtetuam se ky sektarizëm është vetëm sipërfaqësor. Njerëzit janë të uritur. Ata nuk mund t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë. Çfarë mund të them më shumë?”, thotë Carlos Julien, protestues nga Bejruti.

Propozimi për taksën u tërhoq menjëherë, por protestat evoluan në kërkesa për një ndryshim gjithëpërfshirës të sistemit politik, me ankesa që shkonin nga masat shtrënguese e deri te infrastruktura e dobët.

Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Saad Hariri dhe gjithë qeverisë së tij, duke e fajësuar korrupsionin zyrtar për situatën gjithnjë e më të rëndë ekonomike në Liban. /Burimi: VOA

Ju sugjerojmë

Greqi/ Rrëmbimi i djalit të biznesmenit, si u kapën Ivan Greko dhe tre…
Rajoni

Greqi/ Rrëmbimi i djalit të biznesmenit, si u kapën Ivan Greko dhe tre…

25 Maj, 2025 12:18 pm
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Po çmontonte bolierin e ujit, por i ra në kokë, humb jetën 52-vjeçari në Tiranë

25 Maj, 2025 12:11 pm
Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, policia nis hetimet
Kronikë

Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, policia nis hetimet

25 Maj, 2025 11:53 am
Vala e re e azilantëve, BE planifikon forcimin e vendeve të treta të sigurta
Bota

Vala e re e azilantëve, BE planifikon forcimin e vendeve të treta të sigurta

25 Maj, 2025 11:47 am
Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, dështon seanca edhe në përpjekjen e 21-të
Rajoni

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, dështon seanca edhe në përpjekjen e 21-të

25 Maj, 2025 11:42 am
Zelensky: Perëndimi do të diskutojë për dislokimin e trupave në Ukrainë
Bota

Zelensky: Heshtja e Amerikës dhe ndërkombëtarëve po e inkurajojnë Putinin

25 Maj, 2025 11:22 am
Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon
Bota

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

25 Maj, 2025 11:18 am
Kërcënuan me armë zjarri ish-fqinjin për një konflikt të vjetër, pranga 32-vjeçarit, shpallet në kërkim vëllai i tij
Kronikë

EMRI/ Arrestohet 31-vjeçari në Shkodër, ishte në kërkim për disa vepra penale

25 Maj, 2025 11:03 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Vodhi çantën me një shumë të madhe parash brenda, arrestohet 32-vjeçari në Dibër

25 Maj, 2025 10:37 am
Lushnje/ Vajza e divorcuar i shkoi në shtëpi, babai e qëllon me armë dhe më pas vret veten
Kronikë

Shpërthimi me tritol në Berat, djemtë e pronarit të lokalit plagosën…

25 Maj, 2025 10:33 am
Para
Aktorja amerikane martohet në fshehtësi të plotë

Aktorja amerikane martohet në fshehtësi të plotë

Jepet me konçesion për 35 vite, porti pranë Kepit të Rodonit

Jepet me konçesion për 35 vite, porti pranë Kepit të Rodonit

Përfundon takimi i opozitës, vendim unanim për zgjidhjen e krizës

Përfundon takimi i opozitës, vendim unanim për zgjidhjen e krizës

TE FUNDIT

Greqi/ Rrëmbimi i djalit të biznesmenit, si u kapën Ivan Greko dhe tre…

Greqi/ Rrëmbimi i djalit të biznesmenit, si u kapën Ivan Greko dhe tre…
25 Maj, 2025

Një ngjarje e rëndë trondit Athinën mëngjesin e 6 majit, ku një 24-vjeçar, djali i një biznesmeni të njohur, u...

Lexo më shumë

Po çmontonte bolierin e ujit, por i ra në kokë, humb jetën 52-vjeçari në Tiranë

Helmohen disa banorë në Bulqizë
25 Maj, 2025

Një 52-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë. Policia bën me dije se 52-vjeçari ka...

Lexo më shumë

Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, policia nis hetimet

Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, policia nis hetimet
25 Maj, 2025

Një ditë pas alarmit në rrjetet sociale për një rast të dyshuar helmimi në Kopshtin Nr.1 të Gramshit, policia “thyen...

Lexo më shumë

Vala e re e azilantëve, BE planifikon forcimin e vendeve të treta të sigurta

Vala e re e azilantëve, BE planifikon forcimin e vendeve të treta të sigurta
25 Maj, 2025

Numri i kërkesave për azil në Evropë ka qenë më i ulët në muajt e fundit sesa në vitin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com