Fenomeni i të rinjve që dëshirojnë të largohen jashtë kufive të Shqipërisë ka prekur pothuajse gjithë familjet shqiptare dhe po rritet gjithnjë e më tepër. Në seancën e ndërmjetësimit në “Shihemi në gjyq”, djali 20-vjeçar, Luisi ka sjellë në studio nënën e ti, Shaqe. Ai dëshiron të largohet nga Shqipëria, por mamaja nuk e lejon dhe për këtë arsye i ka marrë edhe pasaportën dhe nuk ia kthen.
Luisi: Unë si çdo i ri ka dëshirën e tij të lëvizë jashtë shtetit, të provojë fatin e tij dhe kjo… më ka fshehur dhe pasaportën..
Shaqja: Ku do me shkuar ti bir?
Luisi: Dëshira ime është që të iki, ta provoj dhe unë si gjithë rinia e tjerë.
Shaqja: Ku do me ik? Ku do na lësh ne? Ne vetëm ty të kemi more djalë.
Luisi: Janë duke më pritur andej… Më ka fshehur edhe pasaportën.
Shaqja: Qysh të kemi rritur.
Eni Çobani: Domethënë ti e ke kërkuar, por s’ke arritur ta gjesh?
Luisi: Po!
Eni Çobani: Domethënë kaq thellë e ka fshehur Shaqja pasaportën, sa e pamundur ta gjejë.
Shaqja: S’kisha rrugëdalje tjetër. Për natë zhurmë dhe shamatë në shtëpi. Dua të iki, dua të iki…
Luisi: Nuk është puna se nuk do kthehem prap. Unë prap do kthehem, thjeshtë dua të iki ta provoj si gjithë shoqëria.
Shaqja: Do kthehesh, por unë jam e sëmurë, me probleme dhe babin e ke të sëmurë. Vetëm ty të kemi.
Luisi: I njëjti problem ka qenë gjithmonë në shtëpi. Jo do iki , jo s’do iki.
Shaqja: S’ke ku të ikësh. Kur të kemi nevojë ne, komshijve nuk kemi si ju themi të na ndihmojnë ne.
Eni Çobani: Meraku i babit dhe i mamit ka qenë gjithmonë shumë i madh. Është e natyrshme që prindi ndaj fëmijës të ketë këtë merak.
Shaqja: Avash avash more djalë. Të kesh 2 djem ose 3 hajde de. Po të kesh një djalë për në shtëpi… Sytë e ballit.
Luisi: Dua të iki, se kështu është puna. Këtu çdo gjë është… ekonomia zero, këtu s’ka punë, asnjë gjë… Duhet me lëviz, jo të rrish në të njëjtin vend.
Shaqja: Çfarë të bëjmë tani? Me atë ekonomi, ç’të bëjmë?
Luisi: Duhet të lëviz, ti bëj gjërat vetë. S’ka të ardhme ky vend.
Shaqja: A ke babë, a ke nënë? Ku do i lësh? Jemi vetë ne, kemi nevojë për ty?
Luisi: Gjysma e shokëve të mi, të gjithë janë jashtë shtetit.
Shaqja: Se i kanë shtëpitë plot, por ne s’kemi kujt ti themi, deri sa të vijnë komshinjtë ne mbaruam.
Eni Çobani: Shaqe ka ndonjë mundësi Luisi, të ketë ndonjë punësim ose dritë jeshile për diçka? Se unë e shikoj ai ka dëshirën të punojë jo vetëm për veten, por edhe për ju.
Shaqja: Unë jam e sëmurë, kam 4 muaj që kam dalë nga spitali. Nuk duhet të dëgjosh shokët çfarë thonë; Po iki, po iki. Ata e kanë shtëpinë plot.
Luisi: Të ishin gjërat në rregull do kisha ndenjur këtu.
Shaqja: Një mo një. Ku do na çosh?
Luisi: Edhe unë që jam djalë një nënë kam, s’kam dy nëna, por duhet të iki.
Ardit Gjebrea: Çfarë ke studiuar ti?
Luisi: Unë kam mbaruar 12 vjet, gjimnazin.
Ardit Gjebrea: A ke qenë nxënës i mirë në shkollë?
Luisi: Nxënës i mirë nuk mundem me e thënë, po…
Ardit Gjebrea: Po kush ta ka fajin që nuk ke mësuar? Ti mendon se bota do të të presë me krahë hapur? Njerëz që nuk kanë vullnet për të mësuar?
Luisi: Jo jo normal.
Ardit Gjebrea: Një punë të rëndomtë që do bësh atje mund ta bësh edhe këtu.
Ardit Gjebrea: E ke gjetur punën andej?
Luisi: Po e kam, janë duke më pritur, jam me shokë.
Ardit Gjebrea: Çfarë pune?
Luisi: Akoma nuk e kanë caktuar, e kupton, vetëm hajde dhe do e vendosim.
Ardit Gjebrea: Shaqe, nëse do dije se djali yt do kishte një vend të sigurt pune dhe do siguronte të ardhura do ta lije?
Shaqja: Ardit, po ta them si të të kem vëlla. Unë jam e sëmurë me tension.
Eni Çobani: Nuk e lë Shaqja.
Shaqja: Unë s’di kujt ti them hajde, se jam e sëmurë.
Ardit Gjebrea: Gjej një nuse, lërja nënën tek shtëpia.
Luisi: Ç’nuse, është herët për nuse.
Shaqja: Nusja pa djalin, ç’më duhet tek shtëpia?
Eni Çobani: Shaqe keni ndonjë mundësi ekonomike që i ofroni?
Shaqja: Po kemi një ekonomi. Me tokën e 7501, familja ime.
Eni Çobani: Ju mendoni se Luisi do punojë këtë tokën?
Shaqja: Mos punojë tek toka, të marrë tokën time, se unë për atë e dua, se dua për vete.
Luisi: Është i njëjti muhabet prej vitesh.
Shaqja: Të prishem edhe me vëllezërit, të prishem me ty apo me vëllezërit?
Eni Çobani: As tokën që na the se ke zonja Shaqe?
Shaqja: E kam tokën.
Eni Çobani: Ku e ke?
Shaqja: Në Velipojë tek familja ime..
Eni Çobani: Tokat janë ndarë që në ’91, jemi në 2019, kur ke menduar ta marrësh që t’ja japësh Luisit?
Luisi: Kur të shkojë te të shumtit zonja Eni.
Shaqja:Gjërat janë në rregull, por vëllai thotë kanë kaluar shumë kohë.
Luisi: Kjo tokë na ka bërë konflikt, mos flasim as njëri me tjetrin..
Ardit Gjebrea: Në bregdet e ke tokën ?
Shaqja: Po në bregdet e kam. 300 metër larg detit është ndarë me tokën e ligjit 7501, por që mos prishem me vëllezërit e mi, jo sot, jo nesër.
Luisi: Është e disata herë që më thotë po marrim tokën, po marrim tokën… Por është një ëndërr, është menduar disa herë, se ka disa vite.
Shaqja: Nuk është një ëndërr, për ty e dua.
Eni Çobani: Luisi ma ka shpjeguar shumë qartë: Mamaja ime që kur kam qenë i vogël më thotë për një tokë, tokë që as e kemi parë as e kemi prekur. Tokë që e kanë dajat e mi dhe ne s’kemi lidhje fare atje. Nëna thotë orë e minutë do marrim tokë, do marrim tokën. U bëra 20 vjeç s’kam parë tokë. Ku është toka?
Shaqja: Është tek vëllai im, tek vëllai i vogël.
Eni Çobani: Po luisi s’do shkojë tek vëllai?
Shaqja: Merrem unë me vëllain, Luisi të presë.
Luisi: Lëre tokën më jep pasaportën mua.
Publiku mbështet me vota Luisin dhe i jep atij të drejtë për të marrë pasaportën.
Luisi: Më jep pasaportën (qesh)
Shaqja: Unë kam për t’ia grisur, nuk ia jap.
Luisi: Puna qëndron nuk dua të iki pa më dhënë ti bekimin tënd.
Eni Çobani: Një djalë i mrekullueshëm, bravo.
Luisi: Unë mund të iki dhe ndryshe, por edukata që ti më ke dhënë s’më lejon.
Eni Çobani: Çfarë i kërkon mamit ti në fund të kësaj seance ndërmjetësimi?
Luisi: Unë i kërkoj thjesht të më japë atë pasaportën.
Shaqja: Nuk ta jap.
Ardit Gjebrea: Ku e ke fshehur pasaportën?
Shaqja: E kam fshehur në një vend, kam hapur një pllakë dhe e kam vënë.
Luisi: Në cilën pllakë?
Shaqja: Nuk ta tregoj..
Ardit Gjebrea: Na thuaj dhomën ku është?
Shaqja: Tek dhoma e gjumit.
Luisi: Do shkoj që tani.
Shaqja: S’ka lenë vend pa kontrolluar, vetëm tek pllakat si ka shkuar mendja.
Pasi “zbulon” vendin e pasaportës, Luisi përqafohet me nënën e tij./ Burimi: TV KLAN