Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VIDEO/ E quajti të mbivlerësuar, “Qeni i tërbuar” i kthehet Donald Trumpit

2019/10/18 at 12:19 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ E quajti të mbivlerësuar, “Qeni i tërbuar” i kthehet Donald Trumpit

Ish Sekretari i Mbrojtjes i ShBA Xhejms Matis, i cilësuar si “Qeni i Tërbuar” nga bashkëluftëtarët e tij, ironizoi presidentin Donald Trump ndërsa foli në një darkë bamirësie në Nju Jork.


Komentet e tij erdhën një ditë pasi presidenti amerikan e cilësoi atë si “gjeneralin më të mbivlerësuar në botë”.

“Nuk jam thjesht një gjeneral i mbivlerësuar por jam gjenerali më i mbivlerësuar në botë. Është një nder për mua që konsiderohem kështu nga Donald Trump pasi ai ka quajtur edhe aktoren Meril Strip të mbivlerësuar, pra mund të them se unë jam Meril Stripi i gjeneralëve dhe të them të drejtën kjo më duket goxha mirë. Por të paktën duhet ta pranojmë se unë dhe Meril kemi arritur disa fitore. Ju më pyetët nëse më shqetëson fakti nëse Donald Trump më konsideron ën këtë mënyrë . Padyshim që jo sepse të paktën unë i kam fituar medaljet e mia në fushën e betejës ndërsa Donald Trump i ka marrë nëpërmjet një letre nga mjeku” tha Matis.

Trump lëshoi akuza ndaj ish sekretarit të tij të mbrojtjes të mërkurën gjatë një takimi të tensionuar të Shtëpisë së Bardhë me anëtarët e Kongresit. Takimi kishte për qëllim të ishte një diskutim dypalësh i vendimit të Trump për tërheqjen e forcave amerikane nga Siria veriore, por përfundoi në një debat të ashpër midis Trump dhe Kryetares së Kongresit, Nensi Pelosi.

Matis kishte argumentuar si sekretar i mbrojtjes se trupat amerikane ishin të nevojshme në Siri për të parandaluar një ringjallje të luftëtarëve të Shtetit Islamik. Trump tha se Matis ishte “gjenerali më i mbivlerësuar në botë. E dini pse? Ai nuk ishte mjaft i ashpër”. “Unë kam kapur ISIS” shtoi Trump.

Mattis dha dorëheqjen dhjetorin e kaluar pasi Trump tha se kishte ndërmend të tërhiqte 2000 trupa amerikane nga Siria. Në letrën e tij të dorëheqjes, gjenerali i tha Trump se kishte “të drejtën për të patur një sekretar të mbrojtjes, pikëpamjet e të cilit përputhen më mirë me tuajat”.

Që nga ajo kohë, ai nuk ka pranuar të kritikojë publikisht administratën, duke thënë se i ka borxh komandantit të përgjithshëm “detyrën e heshtjes”. Por Trump e theu këtë pakt siç ka bërë me pjesën më të madhe të personave që kanë punuar për të duke i shpallur të paaftë. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe
Bota

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe

6 Qershor, 2025 9:06 am
Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit
Bota

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

6 Qershor, 2025 8:53 am
58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n
Aktualitet

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n

6 Qershor, 2025 8:35 am
Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!
Aktualitet

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

6 Qershor, 2025 8:29 am
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

Presidenti Begaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Qofshi në mbrojtjen e Zotit!

6 Qershor, 2025 8:25 am
Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin
Aktualitet

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

6 Qershor, 2025 8:21 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:19 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Para
Hahn shfajëson qeverinë: Vendimi si pasojë e dinamikave të brendshme

Çfarë duhet të bëjmë, pasi dielli të lindë sërish të hënën?

Foto/ Bebe Rexha pjesë e koncertit kundër ndalimit të emigrantëve në SHBA

Bebe Rexha tregon kujtimin e dhimbshëm: Më tallnin dhe quanin të shëmtuar

“Ne jemi këtu, po kapemi për flokësh! Shqiptarët do mbeten pa rroga”

Përse i kërkoi Monika Kryemadhi falje shqiptarëve
















TE FUNDIT

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe
6 Qershor, 2025

“Dosjet Epstein” kanë hyrë në përplasjen e pashembullt midis Elon Musk dhe Donald Trump. Miliarderi i Afrikës së Jugut, në...

Lexo më shumë

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit
6 Qershor, 2025

Si të përgatitemi për një takim me Presidentin e SHBA-së Donald Trump? Kjo është ndoshta pyetja që çdo kryetar shteti...

Lexo më shumë

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n
6 Qershor, 2025

Ulja e pragut të të ardhurave dhe detyrimi i të dypunësuarve për plotësimin dhe dorëzimin e Deklaratës Individuale Vjetore e...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!
6 Qershor, 2025

Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë. Përmes një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com