Një makinë ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në Tiranë në Rrugën Ramazan Bogdani, pranë zonës së quajtur “Frigoriferi”
Policia njofton se automjeti i parkuar tip Benz, dyshohet të ketë shpërthyer pasi në të ishte vendosur një lëndë plasëse.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 07:45, kohë kur ka qarkullim të madh njerëzish kryesisht të rinj por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.
Automjeti është në pronësi të një shtetasi me iniciale A.B
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Opinion.al