Ofensiva turke në Sirinë veriore duket se do të jetë një tjetër konflikt i ashpër në arenën ndërkombëtare.
Por, teksa Turqia vijon sulmet e saj në Siri, presidenti i SHBA, Donald Trump, ka paralajmëruar disa herë homologun e ti turk, Rexhep Taip Erdogan. Trump ka deklaruar më herët se do të shkatërronte ekonominë turke nëse do të sulmonte Sirinë, por pavarësisht paralajmërimeve, Truqia ka vijuar ofensivën e saj ushtarake.
Ndërsa ka kaluar disa ditë nga ndërhyrja turke në Siri, zv. presidentit amerikan Mike Pense ka mbërritur sot në Ankara. Mësohet se Pense do të zhvillojë një takim me Edogan, ku në fokus do të jenë diskutimet për ofensivën turke në Siri.
Ofensiva një javore ka krijuar një krizë të re humanitare në Siri, me rreth 160 mijë qytetarë që janë shpërngulur nga banesat e tyre. Me dhjetëra janë viktimat civile ndërsa gati 1 mijë luftëtarë të ISIS janë arratisur nga kampet ku mbaheshin të burgosur./ Opinion.al E.Xh.