Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gratë që jetojnë fshat dhe të drejtat e tyre mbi prona dhe biznese

2019/10/17 at 8:50 AM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gratë që jetojnë fshat dhe të drejtat e tyre mbi prona dhe biznese

Edhe pse në dukje ligji nuk i diskriminon gratë e fshatit, është fakt që më shumë se 80% e certifikatave të tokës janë në emër të kryefamiljarit.

Anketat e UNDP-së dhe studime të tjera zbuojnë që pabarazia gjinore në fshat buron kryesisht nga pamundësia e grave për të patur të drejta mbi tokën.

Familjet e fshatit konsiderohen nga statisitikat zyrtare si të vetëpunësuar, por ato kanë pak tokë për frymë, informim dhe këshillim të pakët, pabarazi në vendimmarrje, duke nisur nga pronësia mbi tokën e deri në temat më të zakonshme.

“Gratë dhe vajzat e fshatit kanë një rëndësi të madhe për shoqërinë dhe ekonominë kombëtare, por ato vuajnë më shumë nga varfëria, krahasuar me gratë dhe burrat e qytetit. Ne duhet t’i bëjmë të zëshme problemet e tyre dhe diskutojmë hapur për vështirësitë e tyre” – Evelina Azizaj, koordinatore kombëtare e Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural.

Krahas pabarazisë në të drejtat mbi tokën, gratë në familjet fshatare nuk janë të barabarta me kryefamiljarët edhe sa u takon të ardhurave nga bujqësia, ku ato punojnë gjithë ditën.

Tregjet rurale të punës nuk japin mundësi për gratë dhe ato kanë një shkalllë punësimi më të ulët se sa burrat.

Shkalla e papunësisë për burrat në fshat gjatë dekadës së fundit është rritur me 10%, ndërsa i njëjti tregues për gratë në fshat është dyfishuar.

Gratë dekurajohen nga kërkimi i punës jashtë fermës dhe punojnë gjerësisht në bujqësi në mënyrë mbizotëruese.

Një përqindje e lartë e grave kontribuon si punonjëse në familje, që do të thotë se e bëjnë ato punën e papaguar në ekonominë bujqësore të shtëpisë.

Sipas një ankete të UNDP-së, mbi 30% e grave mendojnë se, për të përmirësuar jetesën në fshat duhet mbështetur bujqësia dhe më pak sektorë të tjerë.

Sipas tyre, krijimi i vendeve të punës në veprimtari jobujqësore mbetet një sfidë kryesore.

“Statistikisht, përkrahja për gratë në fshat është e vogël. Aplikantet përfituese në agjencinë tonë vetëm 15-30 për qind janë femra, e pjesa tjetër janë burra. Kjo vjen sepse burrat janë ata që regjistrohen, janë ata që kanë nipt si fermerë, ata merren me punë zyrash dhe ruajnë një status juridik. Por në fakt, janë gratë ato që punojnë më shumë dhe kujdesen më shumë për mbarëvajtjen e fermës” – tha Frida Krifca, drejtuese e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural

Sipërmarrja në fshat është ende shumë e dobët dhe vetëm 20% e të anketuarve pohuan se të ardhurat e familjes i nxjerrin nga vetëpunësimi jashtë fermës.

Në zonat rurale afro 80% të bizneseve e ze sektori bujqësor, dhe fshati vuan nga larmia e dobët ekonomike dhe nga pamundesia për të krijuar biznese jashtë fermave.

Gratë sidomos kanë mbështetje të pakët financiare, mungesa e njohurive për biznese të reja dhe mungesë të krahut të aftësuar për punë profesionale; e të gjitha këto kanë krijuar një mjedis të pafavorshëm biznesi.

Megjithatë bujqësia vlerësohet prej tyre si veprimtaria ekonomike kryesore për ndërtimin e një jete më të mirë në fshat.

Një pjesë shumë më e vogël e grave në fshat e mendojnë emigrimin si mundësi për një të ardhme më të mirë, kahasuar me burrat.

Por këta të fundit zotëronjë një administrim më të madh të parave të familjes, përfitojnë më shumë shërbime, kanë lirinë e lëvizjes dhe të udhëtimit, ndërsa gratë pengohen nga punët rutinë në bujqësi dhe nga punët e shtëpisë./Burimi VOA/

Etiketa: fshatgraqytet

Ju sugjerojmë

Maduro/Sekretari i Përgjithshëm i OKB:I shqetësuar për mosrespektimin e ndërkombëtar
Bota

Maduro/Sekretari i Përgjithshëm i OKB:I shqetësuar për mosrespektimin e ndërkombëtar

5 Janar, 2026 11:04 pm
Shpërthime të forta në Venezuelë, Maduro: Trump urdhëroi sulmin
Bota

Aksioni i Trump në Venezuelë, rriten aksionet e kompanive të energjisë në SHBA

5 Janar, 2026 9:46 pm
Danimarka: Sulmi ndaj Groenlandës, fundi i NATO
Bota

Danimarka: Sulmi ndaj Groenlandës, fundi i NATO

5 Janar, 2026 8:47 pm
Video/ Maduro me pranga në duar uron agjentët amerikanë: Gëzuar…
Bota

Arrestimi i Maduros,Venezuela urdhëron arrestimin e kujtdo që mbështet sulmin e SHBA

5 Janar, 2026 8:27 pm
Berisha-Ramës: Ja ku janë “deltat” tona, do vijnë në Surrel sapo të marrin urdhrin
Kryesore

Berisha-Ramës: Ja ku janë “deltat” tona, do vijnë në Surrel sapo të marrin urdhrin

5 Janar, 2026 7:46 pm
Kush është “Gjeli”, dëshmitari që mund të fundosë Maduron
Bota

Kush është “Gjeli”, dëshmitari që mund të fundosë Maduron

5 Janar, 2026 7:08 pm
Maduro nuk pranon fajësinë: Jam president, SHBA më rrëmbeu
Bota

Maduro nuk pranon fajësinë: Jam president, SHBA më rrëmbeu

5 Janar, 2026 6:55 pm
Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
Bota

Plani i Trump për Venezuelën: Cisternat e naftës nuk lëvizin pa urdhër…

5 Janar, 2026 6:12 pm
Protestat masive trondisin Iranin, raportohen për 16 viktima
Bota

Protestat masive trondisin Iranin, raportohen për 16 viktima

5 Janar, 2026 5:11 pm
Presidentja meksikane dënon sulmin e SHBA në Venezuelë: Nuk ka sjellë demokraci
Bota

Presidentja meksikane dënon sulmin e SHBA në Venezuelë: Nuk ka sjellë demokraci

5 Janar, 2026 3:59 pm
Para
I përfshirë nga flakët, 35 viktima në autobusin që udhëtonte drejt Medinës

I përfshirë nga flakët, 35 viktima në autobusin që udhëtonte drejt Medinës

Rrethohen me policë banesat në Shkozë, qytetarët kundërshtojnë prishjen

Rrethohen me policë banesat në Shkozë, qytetarët kundërshtojnë prishjen

Katër vite larg aktrimit, Jolie tregon vështirësitë kur u rikthye

Katër vite larg aktrimit, Jolie tregon vështirësitë kur u rikthye

TE FUNDIT

Maduro/Sekretari i Përgjithshëm i OKB:I shqetësuar për mosrespektimin e ndërkombëtar

Maduro/Sekretari i Përgjithshëm i OKB:I shqetësuar për mosrespektimin e ndërkombëtar
5 Janar, 2026

Në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nënsekretarja e përgjithshme Rosemary DiCarlo lexoi një deklaratë në emër...

Lexo më shumë

Aksioni i Trump në Venezuelë, rriten aksionet e kompanive të energjisë në SHBA

Shpërthime të forta në Venezuelë, Maduro: Trump urdhëroi sulmin
5 Janar, 2026

Aksionet e kompanive amerikane të energjisë janë rritur, ndërsa investitorët vënë bast se kapja e Maduros nga SHBA-të do të...

Lexo më shumë

Danimarka: Sulmi ndaj Groenlandës, fundi i NATO

Danimarka: Sulmi ndaj Groenlandës, fundi i NATO
5 Janar, 2026

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen paralajmëroi se çdo sulm ushtarak i SHBA-së ndaj një aleati të NATO-s, përfshirë Groenlandën, do të...

Lexo më shumë

Arrestimi i Maduros,Venezuela urdhëron arrestimin e kujtdo që mbështet sulmin e SHBA

Video/ Maduro me pranga në duar uron agjentët amerikanë: Gëzuar…
5 Janar, 2026

Qeveria e Venezuelës publikoi të hënën dekretin, i cili i jep kompetenca të gjera presidencës dhe urdhëron forcat e sigurisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com