Një 55-vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë i një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot – Fushë Krujë.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Fushë Kuqes”, ku viktima i identifikuar me inicialet M.Ll. është përplasur nga automjeti teksa ishte duke kaluar rrugën.
Ndërkohë, një grup hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 18:30, në aksin rrugor Milot – Fushë Krujë, në vendin e quajtur ” Kryqëzimi i Fushë Kuqes”, është aksidentuar nga një mjet , shtetasi këmbësor M.Ll. rreth 55 vjeç, banues në Kurbin i cili ka ndërruar jetë. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe kapjen e autorit./ Opinion.al E.Xh.