Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Mamaja më martoi me zor, tek vjehrri më rrihnin”

2019/10/13 at 7:05 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Mamaja më martoi me zor, tek vjehrri më rrihnin”

Seanca e ndërmjetësimit në “Shihemi në gjyq” ka sjellë përballë njëra- tjetrës, nënë e bijë. Historia e jetës së Artës merr tjetër rrjedhë kur ajo martohet me zor nga mamaja e saj.


Edhe pse vetëm 16-vjeç, me dëshira dhe ëndrra për të ardhmen, ajo duhet të martohet me burrin që zonja Bukurie kishte pëlqyer. Por kjo ishte një martesë nga e keqja sepse rrezikohej të trafikohej në Greqi ose Itali.

Mes lotësh, Arta tregon problemet para martesës por edhe vuajtjet, dhunën nga vjehrri, vjehrra dhe bashkëshorti i saj.

Arta – Arsyeja pse jam këtu është që kam sjellë mamanë time. Nuk e kam të lehtë zonja Eni. Unë jam dëshmitare e Jehovait dhe kam pasur mamanë time kundërshtare. Për shkak të mamasë sime m’u shkatërrua jeta ime. Mamaja ime më ka martuar me zor.

Eni Çobani-Ti nuk e njihje apo jo?

Arta-Kemi qenë në një fshat. E njihja shumë mirë se kush ishte. Donte motrën time të madhe dhe nga ana tjetër më dhunonte mua, që nga mosha 16 vjeçe dhe deri ditën që unë jam ndarë. Motra nuk e donte sepse i tillë ishte dhe mirë bëri.

Eni Çobani- Ai këtë inat e shprehu ndaj jush gjatë gjithë jetës apo jo?

Arta-Patjetër. Jo vetëm një dhunë ekstreme që ka marrë jetën e babait tim por edhe të dy fëmijëve të mi në barkun tim. Më ka çuar me zor tek doktori të hiqja fëmijën 3-muajshe. Kam bërë dy fëmijë të tjerë.

Eni Çobani-Pra dy ti hoqi dhe dy ti la.

Arta- Ata janë gjallë po m’i ka luftuar aq shumë sa unë si shoh me sy dot tani.

Eni Çobani- Zonja Bukurie për ju është një histori shumë e rëndë. Një nënë të dëgjojë një dëshmi të tillë!

Bukurie-Shumë e rëndë. Kam ardhur dhe me këtë, se evlati të ha kokën. Unë e besova familje të mirë dhe e kam fejuar të vogël. Por se kishte dashuruar, propozuar gocën e madhe nuk e dija.

Eni Çobani-Pra ia kishte propozuar vajzën tjetër, ajo nuk e donte dhe ju në padjeni të kësaj i dhatë vajzën tjetër.

Bukurie-Unë e kisha kuptuar që kur e shikonte Ganiun ndërronte rrugë.

Arta-Kur e kuptove moj mami pse më dhe?

Bukuria- I thashë burrit që kam parë këtë shenjë, më duket se Ganiu e pëlqen vajzën tonë.

Eni Çobani-Si mundet që një nënë dhe baba mundet të diskutojnë për të fejuar dhe martuar vajzën?

Bukuria- Babai kishte qejf ta bënte me dasëm dhe prandaj të fejuam aq të vogël.

Arta- Kur unë ngulja këmbë që se doja pse ngulnit këmbë?

Bukurie-Të kam bërë pajën, stoli, të bëra dasmën.

Arta-Ç’e doja dasmën unë?

Bukurie-Kishim qejf ne si prindër, moj bijë.

Arta-Më hoqët nga bankat e shkollës. Për çfarë? Për të më bërë gropën?

Bukurie-Të kërkoj falje, se të morëm në qafë shpirti i mamit. Të hymë në hak. Kur të përzuri vjehrra dhe dy kunatat kur ishe shtatzënë të përzunë. Ai ishte në Greqi dhe si thanë që të kishin përzënë. Ti bëre gabim, se erdhi ai dhe të mbushi mendjen, të mori prapë.

Arta-Çfarë më mbushi mendjen? Unë isha ajo që hëngra dajak nga vjehrri që më përzuri, nga vjehrra. Më bëri ster të zezë në trup, e mbytur nga duart e tij, më rraskapitën moj mami.

Bukurie-Ku ta dinim ne se çfarë truri kishte moj bijë?

Eni Çobani-Zonja Arta i ke denoncuar këta njerëz që bënin gjithë këtë dhunë ndaj teje që ata të rrihnin ty. Këto janë dëshmi të rënda, të tmerrshme, të llahtarshme. Këta njerëz jetojnë sot?

Arta-Vjehrra është e ndjerë.

Eni Çobani-Vjehrri po na ndjek atëherë.

Arta- Zoti Luan, që është vëllai i tij, ma ka bërë kurrizin komplet të zezë. Se burri im nuk ishte i përgjegjshëm.

Eni Çobani-Zonja Bukurie, kur e shihnit vajzën të dhunuar ç’bënit ju?

Bukurie-Ku e dija unë që e rrihte burri. Vjehrra më ka marrë dhe më ka thënë që hajde merre vajzën se këtu në shtëpinë time vajza nuk ha bukë më. E kam mbajtur vajzën 3 muaj në shtëpi që ishte 3-muajshe shtatzënë. Se hiqnim dot as fëmijën.

Eni Çobani- Gjithë kjo dhunë që ju keni pësuar kur keni qenë minorene, nuk është denoncuar asnjëherë pranë policisë së rrethit gjyqësor Elbasan?

Arta-Jo, dhe ka arsye të forta.

Eni Çobani- Përse?

Arta- Nëse unë denoncoja, nuk do kisha jetë. Jo vetëm unë por edhe vëllezërit e mi që ishin në Greqi sepse më kërcënonte me jetën e tyre. Vëllezërit e tu nuk do shkelin të gjallë në Shqipëri.

Eni Çobani-Pse e martuat vajzën zonja Bukurie në moshë të vogël?

Arta-Trego të vërtetën.

Ardit Gjebrea– Cila është e vërteta?

Arta- Donin të na bënin… të na nxirrnin në rrugë dhe babai nga frika na martoi.

Babai kishte dëgjuar në autobus se vajza e saj ishte përzgjedhur për t’u marrë dhe trafikuar.

Ardit Gjebrea-Çfarë kërkon nga mami sot?

Arta-Kur unë jam ndarë më lanë vetëm fare.

Ardit Gjebrea- Edhe mami të la vetëm?

Arta-Po, dhe njëherë më ka thënë ose bashkë me atë, ose e vdekur./ Burimi: TV Klan



Ju sugjerojmë

Trump sulmon gazetaren e ABC News: Je personi më bezdisës në të gjithë vendin
Bota

Trump paralajmëron Kubën: Duhet të bëjnë një marrëveshje me ne para se të jetë vonë

11 Janar, 2026 5:35 pm
Bombardimet e SHBA/Berisha: Thirrje e fuqishme për përmbysjen e diktaturës në Iran
Politikë

Protestat në Iran, Berisha: Diktatura e Ajetollahëve, në grahmat e fundit

11 Janar, 2026 4:35 pm
I morën 40 000 euro një personi duke e mashtruar, identifikohen autorët, 3 në pranga
Kronikë

I morën 40 000 euro një personi duke e mashtruar, identifikohen autorët, 3 në pranga

11 Janar, 2026 3:30 pm
Rreth 116 të vrarë nga protestat në Iran, Trump: Gati të ndërhyjmë
Bota

Rreth 116 të vrarë nga protestat në Iran, Trump: Gati të ndërhyjmë

11 Janar, 2026 3:14 pm
SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen nga Venezuela
Bota

SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen nga Venezuela

11 Janar, 2026 3:12 pm
Deklarata për drejtësinë, Berisha: Rama i quan injorantë prokurorët, të ngrihemi
Kryesore

Deklarata për drejtësinë, Berisha: Rama i quan injorantë prokurorët, të ngrihemi

11 Janar, 2026 2:33 pm
Arrestohet 38-vjeçari i dënuar për trafik droge në Itali
Kronikë

Arrestohet 38-vjeçari i dënuar për trafik droge në Itali

11 Janar, 2026 2:29 pm
SHBA kryejnë sulme në shkallë të gjerë kundër objektivave të ISIS në Siri
Bota

SHBA kryejnë sulme në shkallë të gjerë kundër objektivave të ISIS në Siri

11 Janar, 2026 2:14 pm
Izraeli planifikon një ofensivë të re në Gaza në muajin mars
Bota

Izraeli planifikon një ofensivë të re në Gaza në muajin mars

11 Janar, 2026 2:08 pm
Rreth 120 banesa të prekura nga përmbytjet në Ferras, fillon verfikimi i dëmeve
Aktualitet

Rreth 120 banesa të prekura nga përmbytjet në Ferras, fillon verfikimi i dëmeve

11 Janar, 2026 2:04 pm
Para
I përfundon kontrata pas ndeshjes me Francën, Edi Reja flet për të ardhmen

I përfundon kontrata pas ndeshjes me Francën, Edi Reja flet për të ardhmen

Pas protestës Policia ndalon protestuesit, shoqërohet edhe Klevis Balliu

Pas protestës Policia ndalon protestuesit, shoqërohet edhe Klevis Balliu

Nuk lirojnë zyrat, Lleshaj iu përgjigjet kryebashkiakëve të opozitës

Unaza e Re/ Lleshaj: Nuk do të tolerojmë asnjë pengmarrje të qytetit
















TE FUNDIT

Trump paralajmëron Kubën: Duhet të bëjnë një marrëveshje me ne para se të jetë vonë

Trump sulmon gazetaren e ABC News: Je personi më bezdisës në të gjithë vendin
11 Janar, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi sot Kubën se duhet të arrijë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, përndryshe vendi ishullor nuk do...

Lexo më shumë

Protestat në Iran, Berisha: Diktatura e Ajetollahëve, në grahmat e fundit

Bombardimet e SHBA/Berisha: Thirrje e fuqishme për përmbysjen e diktaturës në Iran
11 Janar, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjete sociale në mbështetje të revolucionit demokratik të opozitës dhe popullit...

Lexo më shumë

I morën 40 000 euro një personi duke e mashtruar, identifikohen autorët, 3 në pranga

I morën 40 000 euro një personi duke e mashtruar, identifikohen autorët, 3 në pranga
11 Janar, 2026

I morën një shtetasi, te rrethrrotullimi i Rinasit, 40 000 euro, duke e mashtruar nëpërmjet komunikimeve në një aplikacion se...

Lexo më shumë

Rreth 116 të vrarë nga protestat në Iran, Trump: Gati të ndërhyjmë

Rreth 116 të vrarë nga protestat në Iran, Trump: Gati të ndërhyjmë
11 Janar, 2026

Natën e së shtunës, parullat kundër qeverisë mbushën rrugët e kryeqytetit iranian, Teheran, ndërsa protestuesit bënin thirrje për lëvizjen më të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com