Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Do apo jo Albin Kurti, Lista Serbe duhet të jetë pjesë e qeverisë

2019/10/12 at 10:27 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Do apo jo Albin Kurti, Lista Serbe duhet të jetë pjesë e qeverisë

Kushtetuta e Kosovës përcakton që partitë e caktuara nga komunitetet, që kanë kaluar pragun e trupit zgjedhor, janë ato që flasin në emër të atij komuniteti dhe kjo vlen edhe në rastin e komunitetit serb, vlerësojnë ekspertët e çështjeve juridike kushtetuese në vend.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës, të mbajtura më 6 tetor, sipas të dhënave paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, subjekti politik nga radhët e komunitetit serb, Lista Serbe, ka marrë 6. 61 për qind të votave. Përfaqësuesit e kësaj liste kanë theksuar se kanë marrë më shumë se 95 për qind të votave nga komuniteti serb.

Por, Albin Kurti, kandidat për kryeministër nga Lëvizjes Vetëvendosje, e cila, është partia e parë me më së shumë vota, ka theksuar që ai nuk do t’i drejtohet Listës Serbe për pjesëmarrjen e saj në përbërjen e ekzekutivit.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë që rezultatet zgjedhore, përfshirë edhe ato të subjekteve politike të komuniteteve pakicë, sipas Kushtetutës, duhet të reflektohen në përbërjen e ekzekutivit, përbërjen e Kuvendit dhe të trupave tjerë kushtetues.

Sipas tij, në qoftë se ekzekutivi do të ketë të paktën 12 ministri, atëherë, komunitetit serb do t’i takojë një ministri. Kushtetuta e vendit, në këtë rast, sipas tij, përcakton dy situata.

“Situata e parë është kur ministri, zëvendëskryeministri dhe zëvendësministri i takojnë pjesëtarëve të komuniteteve pakicë që janë anëtarë të Kuvendit. Në këtë rast, grupimi, partia ose koalicioni që përcakton komunitetin respektiv, kërkohet të konsultohet dhe në këtë rast është Lista Serbe”.

“Kur zëvendëskryeministri, ministri apo zëvendësministri vijnë nga jashtë Kuvendit, atëherë duhet vendim apo votë formale e Listës Serbe dhe e grupimeve tjera që përfaqësojnë komunitetet pakicë. Do të thotë, si në rastin e parë, ashtu edhe në të dytin, ata (Lista Serbe) nuk mund të anashkalohen”, thotë Hasani.

Ai shton se jashtë subjekteve politike të komuniteteve pakicë, që kanë fituar në zgjedhje ose pa vullnetin dhe pëlqimin e tyre, nuk mund të bëhet përzgjedhja e ndonjë ministri për të përfaqësuar interesat e tyre./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Nis sot viti i ri akademik për universitetet, afro 20 mijë maturantë të regjistruar
Aktualitet

Nis sot viti i ri akademik për universitetet, afro 20 mijë maturantë të regjistruar

6 Tetor, 2025 8:44 am
Aksident në rrugën Lezhë-Milot, përplasen dy automjete dhe një motor
Kronikë

Aksident në rrugën Lezhë-Milot, përplasen dy automjete dhe një motor

6 Tetor, 2025 8:40 am
Gara për Tiranën, Lapaj del në mbështetje të Florian Binajt
Kryesore

Gara për Tiranën, Lapaj del në mbështetje të Florian Binajt

6 Tetor, 2025 8:37 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 6 tetor 2025

6 Tetor, 2025 8:34 am
I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”
Kronikë

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”

5 Tetor, 2025 2:16 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Kronikë

Sauk/Personi i armatosur përplas me makinë efektivin e policisë dhe disa persona

5 Tetor, 2025 1:20 pm
Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
Kryesore

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

5 Tetor, 2025 10:59 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Vetëplagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Shkodër

5 Tetor, 2025 9:06 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:03 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:00 am
Para
Fotografia e vitit 1939/ Sovranët në mërgim

Fotografia e vitit 1939/ Sovranët në mërgim

Konsiderohej arritje e pamundur, atleti kenian shkruan historinë

Konsiderohej arritje e pamundur, atleti kenian shkruan historinë

Rama: Nuk jam optimist për negociatat, jemi dëm kolateral

Rama: Nuk jam optimist për negociatat, jemi dëm kolateral

TE FUNDIT

Nis sot viti i ri akademik për universitetet, afro 20 mijë maturantë të regjistruar

Nis sot viti i ri akademik për universitetet, afro 20 mijë maturantë të regjistruar
6 Tetor, 2025

Sot nis viti i ri akademik. Deri më tani janë regjistruar afro 20 mijë maturantë, të cilët tyre kanë zgjedhur...

Lexo më shumë

Aksident në rrugën Lezhë-Milot, përplasen dy automjete dhe një motor

Aksident në rrugën Lezhë-Milot, përplasen dy automjete dhe një motor
6 Tetor, 2025

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Lezhë-Milot, në afërsi të fshatit Shënkoll. Dy automjete dhe...

Lexo më shumë

Gara për Tiranën, Lapaj del në mbështetje të Florian Binajt

Gara për Tiranën, Lapaj del në mbështetje të Florian Binajt
6 Tetor, 2025

Kryetari i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, deklaron se forca e tij politike do të mbështesë kandidaturën e Florian Binajt...

Lexo më shumë

Horoskopi, 6 tetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
6 Tetor, 2025

DASHI Dita sjell energji dhe dëshirë për veprim: impulsi është i fortë dhe duket pothuajse i pamundur të ndalet, por...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com