Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Skrapar. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Therepel, ku një fëmijë i moshës 1-vjeç e gjysmë ka rënë në kazanin e rakisë i cili ishte vendosur në oborrin e shtëpisë.
Në momentin kur ndodhi ngjarja, fëmija ishte duke luajtur në oborrin e shtëpisë, por nuk ka mundur të mbaj ekuilibrin dhe ka rënë në gropën ku babai i tij po ziente rakinë. Si pasojë fëmija i mitur ka pësuar djegie të rënda dhe fraktura të shumta në të gjithë trupin.
Familja e fëmijës së dëmtuar është ndihmuar nga banorët e fshatit për të transportuar atë për në spitalin e Skraparit. Por për shkak të largësisë së madhe e fshatit me Skraparin ka bërë që fëmija të mbërrijë në duart e mjekëve në gjendje kome.
Duke parë gjendjen mjaftë të rënë të fëmijës, mjekët e Skraparit kanë vendosur që ta transportojnë atë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar./ Opinion.al E.Xh.