Bashkia e Korçës së bashku me ARRSH kanë nisur një aksion në aksin rrugor Korçë-Pogradec.
Sipas këtyre institucioneve tregjet ambulante anës rrugës janë bërë shkak për shtimin e aksidenteve duke qenë se tregtarët zinin një pjesë të rrugës. Ndaj ditën e sotme ata janë zhvendosur rreth 2 metër larg rrugës për të mos shkaktuar probleme në qarkullim.
Kjo nismë e ARRSH, e marrë me qëllim shmangien e aksidenteve do të përqendrohet në të gjitha rrugët nacionale të qarkut.
Sidoqoftë sipas policisë, edhe pse janë vendosur larg rrugës, shitësit ambulantë mbeten sërish problem./Opinion.al