Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjyqtarët kundër Ramës por nuk i përmendin as emrin

2019/10/10 at 1:25 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjyqtarët kundër Ramës por nuk i përmendin as emrin

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dhe Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë kanë reaguar pas deklaratave të djeshme nga parlamenti të kryeministrit Rama lidhur me grupin që ai e quajti “KÇK”.

“KÇK (Kap çfarë të kapësh) është një organizatë kriminale me imunitet kushtetues” tha Rama duke shtuar se ndaj këtij grupi duhet reaguar me forcë dhe të shpallen në kërkim.

Këto deklarata të kryeministrit janë cilësuar si kërcënim ndaj pavarësisë së pushtetit gjyqësor nga Shqoqata e gjyqtarëve. Ata shtojnë se qëndrime të tilla kanë si qëllim të minojnë besueshmërinë e qytetarëve tek sistemi i drejtësisë dhe kujtojnë se ndarja e pushteteve është një nga themelet e demokracisë.

“Qëndrime të tilla të përsëritura nga funksionarë të ekzekutivit, jo vetëm që nuk i shërbejnë raporteve ndërinstitucionale por janë një kërcënim ndaj pavarësisë së pushtetit gjyqësor, duke minuar ndërkaq besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Parimi i ndarjes së pushteteve qëndron në themel të demokracisë sonë kushtetuese dhe presupozon që asnjë pushtet nuk është epror ndaj tjetrit. Shoqatat tona janë të hapura për individualizimin e çdo shkeljeje ligjore në veprimtarinë e gjyqtarëve apo problematikave në tërësi në sistemin e drejtësisë dhe kanalizimin e tyre në institucionet përkatëse, në formën e sanksionuar nga legjislacioni në fuqi”

Në qëndrimin e tyre ata dënojnë çdo veprim të paligjshëm të gjyqtarëve por ftojnë organet që ti adresojnë ato në forumet e duhura duke zgjedhur për këtë rrugën e përcaktuar nga Kushtetua dhe ligjet në Republikën e Shqipërisë.

“Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dhe Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë përcjellin me shqetësim qëndrimet e ditëve të fundit nga përfaqësues të lartë të politikës ndaj gjyqtarëve. Shoqatat e gjyqtarëve kanë mirëpritur çdo adresim të problematikave që lidhen më gjyqësorin në forumet e duhura, sikurse kanë dënuar çdo veprim apo mosveprim të kryer nga gjyqtarë të caktuar në shkelje të misionit të tyre, duke zgjedhur për këtë rrugën e përcaktuar nga Kushtetua dhe ligjet në Republikën e Shqipërisë”

Në përfundim të qëndrimit të saj Shoqata fton Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe partnerët tanë ndërkombëtarë të mbajnë qëndrimin e tyre lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama.

“Organizmat përfaqësuese të gjyqtarëve, që në fillimet e procesit të reformës në sistemin e drejtësisë kanë shprehur mbështetjen e tyre të pakursyer për këtë reformë, duke kontribuar në mënyrë aktive, me qëllim arritjen e një produkti sa më cilësor. Ndërsa qëndrimet agresive e të adresuara gabim, në kohën e zbatimit të një reforme kaq të thellë për sistemin, sjellin pasoja të dëmshme për reformën. Së fundi, Shoqata Kombëtare dhe Unioni i Gjyqtarëve dëshirojnë të ftojnë Këshillin e Lartë Gjyqësor, si institucioni i ngarkuar me garantimin e pavarësisë dhe përgjegjshmërisë së pushtetit gjyqësor si dhe miqtë e partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët kanë kontribuar në mënyrë të palodhur për konceptimin dhe vënien në jetë të reformës në drejtësi, për të mbajtur qëndrimin e tyre në lidhje me sjelljet shfaqura kohët e fundit” /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Aeroporti i Vlorës, Valon Ademi tregon momentin e thyerjes me Pacollin
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Valon Ademi tregon momentin e thyerjes me Pacollin

13 Nëntor, 2025 12:11 am
Ademi rrëfen marrëveshjen e parë me Pacollin për aeroportin e Vlorës
-U tha në Opinion

Ademi rrëfen marrëveshjen e parë me Pacollin për aeroportin e Vlorës

12 Nëntor, 2025 11:04 pm
VIDEO/ Vrasja në Rinas, tre persona qëllojnë njëkohësisht me armë drejt makinës
Kronikë

VIDEO/ Vrasja në Rinas, tre persona qëllojnë njëkohësisht me armë drejt makinës

12 Nëntor, 2025 8:22 pm
A po kthehet Messi në Barcelonë? Ja çfarë thotë presidenti Laporta
Sport

A po kthehet Messi në Barcelonë? Ja çfarë thotë presidenti Laporta

12 Nëntor, 2025 7:55 pm
Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

Rusia: Jemi të gatshëm për rifillimin e bisedimeve me Ukrainën

12 Nëntor, 2025 7:30 pm
Gjyqi/ Netanyahu falenderon Trump: Do e bëjmë Lindjen e Mesme të Madhe Sërish!
Bota

Trumpi kërkon zyrtarisht faljen e Netanyahut

12 Nëntor, 2025 6:54 pm
“Ka kaluar orë në shtëpinë time me të”, emri i Trump përmendet në e-mailet e Epstein
Bota

“Ka kaluar orë në shtëpinë time me të”, emri i Trump përmendet në e-mailet e Epstein

12 Nëntor, 2025 5:52 pm
Veliaj në burg, Rama: Kushtetuesja t’i japë mundësinë të bëjë detyrën
Aktualitet

Veliaj në burg, Rama: Kushtetuesja t’i japë mundësinë të bëjë detyrën

12 Nëntor, 2025 5:25 pm
Rama zbulon skemën: Si do rriten pensionet në mënyrë progresive vit pas viti
Kryesore

Rama zbulon skemën: Si do rriten pensionet në mënyrë progresive vit pas viti

12 Nëntor, 2025 4:52 pm
Silvinjo: Respekt për Ukrainën, por jemi përgatitur për fitore
Sport

Sylvinho për “Corriere”:Arritja në Kupën e Botës me Shqipërinë është bërë një mision

12 Nëntor, 2025 4:51 pm
Para
Albana Vokshi humb gjyqin ndaj Veliajt, gjobë për ish-deputeten

Albana Vokshi humb gjyqin ndaj Veliajt, gjobë për ish-deputeten

Franca, Holanda dhe Danimarka… Vendet që do të bllokojnë Shqipërinë

Franca, Holanda dhe Danimarka... Vendet që do të bllokojnë Shqipërinë

Vetëvendosje dhe LDK, marrëveshje për krijimin e koalicionit

Vetëvendosje dhe LDK, marrëveshje për krijimin e koalicionit

TE FUNDIT

Aeroporti i Vlorës, Valon Ademi tregon momentin e thyerjes me Pacollin

Aeroporti i Vlorës, Valon Ademi tregon momentin e thyerjes me Pacollin
13 Nëntor, 2025

Në intervistën për “Opinion” në Tv Klan ku Valon Ademi tregon versionin e tij për aeroportin e Vlorës, pas atij...

Lexo më shumë

Ademi rrëfen marrëveshjen e parë me Pacollin për aeroportin e Vlorës

Ademi rrëfen marrëveshjen e parë me Pacollin për aeroportin e Vlorës
12 Nëntor, 2025

Këtë të mërkurë, 12 nëntor, në studion e Opinion ishte biznesmeni Valon Ademi, për të dhënë versionin e tij lidhur...

Lexo më shumë

VIDEO/ Vrasja në Rinas, tre persona qëllojnë njëkohësisht me armë drejt makinës

VIDEO/ Vrasja në Rinas, tre persona qëllojnë njëkohësisht me armë drejt makinës
12 Nëntor, 2025

Opinion.al ka siguruar një tjetër video të atentatit ku u ekzekutua me breshëri plumbash Gilamndo Dani dhe mbeti i plagosur...

Lexo më shumë

A po kthehet Messi në Barcelonë? Ja çfarë thotë presidenti Laporta

A po kthehet Messi në Barcelonë? Ja çfarë thotë presidenti Laporta
12 Nëntor, 2025

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka hedhur poshtë çdo mundësi që Lionel Messi të rikthehet në “Camp Nou” në formë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com