Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi është dënuar paraditen e sotme nga Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë për akuzën e shpifjes ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Sipas vendimit të gjykatës, ish-deputetja e PD-së, i detyrohet një dëmshpërblim moral prej 1 milion lekësh, kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Kjo nuk është hera e parë që kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqe për shpifje ndaj tij. Më herët edhe ish-këshilltari i PD-së, Akil Kraja, u denua për të njëjtën akuzë dhe me të njëjtin dëmshpërblim./Opinion.al